Biskota Krishtlindjesh me xhinxher

Receta qe po iu paraqesim me poshte, eshte nje pregatitje tipike e vendeve te Amerikes dhe Europes se Veriut e cila gatuhet me shpesh me rastin e festes se Krishtlindjes. Sipas tradites se ketyre vendeve, biskotat varen ne pemen e Vitit te Ri apo u dhurohen miqeve dhe te afermeve pasi jane paketuar bukur.

Perberesit per rreth 25 biskota (sasia ndryshon ne varesi te madhesise se formave qe perdorni)

  • 350gr miell 00
  • 150gr gjalp ne temperature ambjenti
  • 120gr sheqer
  • 100ml mjalte
  • 1 veze
  • 1 luge te vogel kakao
  • 2 luge te vogla xhinxher pluhur
  • 2 luge te vogla kanelle
  • 1/2 luge te vogel karafil pluhur
  • 1 maje luge arre moskate te grire
  • 1 luge te vogel sode buke
  • pak kripe
  • krem marenge per zbukurim (sipas recetes qe e gjeni ketu)
  • ngjyrues te ndryshem ushqimor

Fillimisht, vendosim mjaltin ne nje ene te vogel dhe e ngrohim ne mikrovale per disa sekonda ne menyre qe te hollohet pak.

Rrahim me ndihmen e nje mikseri elektrik sheqerin me gjalpin derisa te perftohet nje perberje kremoze dhe me volum. Shtojme me rradhe te gjithe perberesit e mesiperm: miellin, mjaltin, vezen e plote, kakaon dhe te gjitha erezat e tjera. E punojme brumin me dore derisa te homogjenizohet plotesisht, e mbeshtjellim me nje leter celofoni dhe e vendosim ne frigorifer per minimumi 1 ore derisa brumi te forcohet.

Pasi ka kaluar kjo kohe, e hapim brumin ne tavolinen e punes te sperkatur me pak miell, duke formuar nje pete te holle (rreth gjysme cm) dhe perftojme nga ajo biskota me ane te formave te posacme per biskota, psh floke debore, peme te vitit te ri etj. I pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 10 minuta, apo derisa te marrin nje ngjyre te arte te lehte.

Nderkohe pregatisim kremin marenge sipas recetes qe do te gjeni ketu. Ne varesi te figurave qe do te formojme, e ndajme kremin neper tasa te vegjel dhe i shtojme ngjyrues ushqimor.

Pasi biskotat te jene pjekur, i zbukurojme me kremin marenge shumengjyresh te vendosura neper xhepa pasticerie me maje te holle sipas fantazise suaj. I leme zbukurimet te thahen per rreth 2 ore ne nje vend te ajerosur dhe i sherbejme.

*Shenim: Nese deshironi qe keto biskota ti varni ne pemen e Vitit te Ri, hapni nje vrime te vogel ne vendin ku doni te lidhni lidhsen perpara se ti piqni

Advertisements

9 Comments

  1. anita says:

    falemnderitper kete recete sepse vertet funksionon dhe jane shume te mira. ndihet vertet aroma e krishtlindjes ne shtepi dhe i jep pak gezim diteve. Vertet te lehta per tu bere dhe shume shpejt per tu pjekur por kane vetem nje problem te vogel mbarojne shume shpejt zhduken nga pjata sa hap e mbyll syte.

    Pëlqejeni

  2. edlira says:

    Biskotat jane shume te mira vertet. Ju lutem me thoni pak nese u kane dale te shkrifeta apo jo. Nese i pjek 10min fiks nglen si te pa pjekura, nesei i le pak me shume behen te forta. Cfare me sugjeroni? Faleminderit

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: