Kanapè me kaperi dhe ullinj

  • Racione: 6 persona
  • Vështirësi: shumë e thjeshtë
  • Shtype
Kanapè me kaperi dhe ullinj

 

Kanapète jane nje antipaste ideale nese ju duhet te pregatisni nje darke me shume persona, por nuk keni shume kohe ne dispozicion. Ne fakt, per te realizuar receten qe po iu servirim me poshte, nevojiten vetem 15 minuta dhe pak fantazi!

Perberesit

  • 9 feta buke tosti (pancarrè)
  • 100gr gjize pa kripe (rikota)
  • 50gr kaperi
  • 50gr ullinj jeshil pa berthame
  • 2 luge vaj ulliri
  • 1 thelpi hudher
  • pak manxurane (erze e familjes se rigonit)
  • pak spec te kuq turshi per zbukurim
  • pak sallate jeshile per zbukurim
  • piper

Shplajme mire kaperit dhe i vendosim per rreth 10 minuta ne nje ene te vogel me uje te ftohte ne menyre qe shija e tyre te zbutet pakez.

Ne mikser, vendosim ullinjt, kaperit qe i kemi shtrydhur nga uji i tepert, pak manxurane, hudhren e qeruar, gjizen pa kripe, vajin e ullirit dhe pak piper. I grijme te gjitha bashke derisa te na formohet nje krem homogjen dhe pa kokrriza.

I heqim koren fetave te bukes se tostit dhe ndajme 8 prej tyre ne 4 pjese ne forme rombi, dhe feten e fundit e ndajme ne shume rombe te vegjel. I lyejme me kremin e perftuar, vendosim ne mes te tyre nje romb te vogel dhe siper tij nje cope te vogel speci te kuq.

I rendisim bukur kanapète ne nje pjatance te madhe dhe i vendosim ne frigorifer deri ne momentin e servirjes. Pjaten sipas deshires e dekorojme me pak sallate jeshile.

(recete marre nga: 365 giorni a tavola-Paola Loaldi)

Advertisements

2 Comments

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: