Menuja qe po ju paraqesim me poshte, perbehet nga 3-5 receta per secilen pjate: antipasten, sallaten, pjaten e pare, pjaten e dyte dhe embelsiren. Ju zgjidhni ate apo ato qe i pershtaten me shume preferencave tuaja, numrit te personave qe keni ftuar per dreke/darke, por mbi te gjitha buxhetit tuaj.
ANTIPASTA
Veze alla greke – te thjeshta, shume te shijshme, dhe me e rendesishmja: mund te pregatiten disa ore perpara darkes (serviren te ftohta)
Qofte “gure shahu” – antipaste shume dekorative, pervecse e shijshme. Mund te pregatitet disa ore perpara, dhe te ngrohet pak minuta para se te gjithe te ulen ne tavoline.
Shkopinj me proshute krudo dhe Salce kosi me arra – te cilat mund ti servirni perpara se miqte te ulen ne tavoline bashke me nje gote vere te kuqe.
Patè melçie pule me marsala dhe Copeza buke te thekura – per ata qe duan te shtrojne nje dreke te rafinuar
Trendafila me proshute – pervec shijes, mund ti cudisni miqte tuaj me format qe do te krijoni. Sherbejeni kete antipaste me copa djathi te ndryshme.
SALLATA
Sallate me rukola, dardhe, arra dhe grana – nje kombinim i perkryer, i cili veshtire te mos i pelqeje te gjitheve
Sallate kapreze – shume e fresket, e shijshme dhe me ngjyrat e festave
Sallate krokante – nje sallate e thjeshte dhe shume e shijshme per te gjithe
PJATA E PARE
Kaneloni me gjize dhe spinaq – nje pjate vegjetariane e cila mund ti serviret si te rriturve ashtu dhe femijeve per shkak thjeshtesise se perberesve te saj
Rizoto milanez – nje pjate e pare e thjeshte, por teper aromatike dhe me ngjyre
Lazanja me perime – serisht nje pjate vegjetariane, ne menyre qe te keni mundesi te konsumoni edhe pjaten e dyte
Rizoto me argjinare dhe proshute spek – per ata qe synojne nje dreke/darke te rafinuar, kjo pjate nuk mund te mungoje ne tavolinen tuaj
Krepa ne furre me rikota dhe proshute – e kush nuk i pelqen krepat? Kjo pjate rekomandohet vecanerisht per festat ku protagoniste jane edhe femijet.
PJATA E DYTE
Rosto derri e mbushur me kerpudha – nje nga menyrat me te shijshme per te gatuar mishin e derrit
Mish qengji me argjinar dhe bizele – nje pjate qe tradicionalisht pregatitet per Pashke, por i pershtatet fare mire edhe festave te fundvitit
Lepur me lime – per nje darke te sofistikuar dhe elegante
Fazan ne vere te kuqe – nje alternative shume me e shijshme e pules, dhe me pak e kushtueshme e gjelit te detit
Lepur alla franceze – serisht nje pjate e sofistikuar, mishi i lepurit rezulton teper i shijshem i gatuar ne kete menyre
EMBELSIRA
Myfle – nje embelsire e lehte, rekomandohet kryesisht nese darka juaj ka qene teper kalorike
Tiramisù klasike ose Tiramisù me fruta pylli – nje shije e fresket dhe e dashur nga te gjithe
Torte profiteroles me cokollate – recete qe kerkon pak impenjim, por rezultati final eshte fantastik
Panetone e Krishtlindjes – per me te durueshmit, pasi koha e pregatitjes se kesaj embelsire eshte me te vertete e gjate
Trungu i Krishtlindjes – nje embelsire e thjeshte dhe shume simbolike per te krishteret
Bravo. Keni bere nje pune te shkelqyer, sidomos me keto recetat e festave. Na jepni me shume shije ne tavolinat tona.
PëlqejeniPëlqejeni
sa te mire jeni na zgjidhet hallin me te madh qe kemi ne amvisat cfare do te gatuajme faleminderit dhe gezuar!!!
PëlqejeniPëlqejeni
Shume e mire
PëlqejeniPëlqejeni
tung linda nga anglia sa me shum receta aq me mir eshte per ne suksese
PëlqejeniPëlqejeni
Jeni te mbrekullueshem une i zgjodha cfare do bej
PëlqejeniPëlqejeni