Menù për Krishtlindje me bazë mishi

Menuja qe po ju paraqesim me poshte, perbehet nga 3-5 receta per secilen pjate: antipasten, sallaten, pjaten e pare, pjaten e dyte dhe embelsiren. Ju zgjidhni ate apo ato qe i pershtaten me shume preferencave tuaja, numrit te personave qe keni ftuar per dreke/darke, por mbi te gjitha buxhetit tuaj.

ANTIPASTA

Veze alla greke – te thjeshta, shume te shijshme, dhe me e rendesishmja: mund te pregatiten disa ore perpara darkes (serviren te ftohta) 

Qofte “gure shahu” – antipaste shume dekorative, pervecse e shijshme. Mund te pregatitet disa ore perpara, dhe te ngrohet pak minuta para se te gjithe te ulen ne tavoline.

Shkopinj me proshute krudo dhe Salce kosi me arra – te cilat mund ti servirni perpara se miqte te ulen ne tavoline bashke me nje gote vere te kuqe.

Patè melçie pule me marsala dhe Copeza buke te thekura – per ata qe duan te shtrojne nje dreke te rafinuar

Trendafila me proshute – pervec shijes, mund ti cudisni miqte tuaj me format qe do te krijoni. Sherbejeni kete antipaste me copa djathi te ndryshme.

SALLATA

Sallate me rukola, dardhe, arra dhe grana – nje kombinim i perkryer, i cili veshtire te mos i pelqeje te gjitheve

Sallate kapreze – shume e fresket, e shijshme dhe me ngjyrat e festave

Sallate krokante – nje sallate e thjeshte dhe shume e shijshme per te gjithe

PJATA E PARE

Kaneloni me gjize dhe spinaq – nje pjate vegjetariane e cila mund ti serviret si te rriturve ashtu dhe femijeve per shkak thjeshtesise se perberesve te saj

Rizoto milanez nje pjate e pare e thjeshte, por teper aromatike dhe me ngjyre

Lazanja me perimeserisht nje pjate vegjetariane, ne menyre qe te keni mundesi te konsumoni edhe pjaten e dyte

Rizoto me argjinare dhe proshute spek per ata qe synojne nje dreke/darke te rafinuar, kjo pjate nuk mund te mungoje ne tavolinen tuaj

Krepa ne furre me rikota dhe proshute – e kush nuk i pelqen krepat? Kjo pjate rekomandohet vecanerisht per festat ku protagoniste jane edhe femijet.

PJATA E DYTE

Rosto derri e mbushur me kerpudha – nje nga menyrat me te shijshme per te gatuar mishin e derrit

Mish qengji me argjinar dhe bizele – nje pjate qe tradicionalisht pregatitet per Pashke, por i pershtatet fare mire edhe festave te fundvitit

Lepur me lime – per nje darke te sofistikuar dhe elegante

Fazan ne vere te kuqe – nje alternative shume me e shijshme e pules, dhe me pak e kushtueshme e gjelit te detit

Lepur alla franceze – serisht nje pjate e sofistikuar, mishi i lepurit rezulton teper i shijshem i gatuar ne kete menyre

EMBELSIRA

Myfle – nje embelsire e lehte, rekomandohet kryesisht nese darka juaj ka qene teper kalorike

Tiramisù klasike ose Tiramisù me fruta pylli – nje shije e fresket dhe e dashur nga te gjithe

Torte profiteroles me cokollate – recete qe kerkon pak impenjim, por rezultati final eshte fantastik

Panetone e Krishtlindjes – per me te durueshmit, pasi koha e pregatitjes se kesaj embelsire eshte me te vertete e gjate

Trungu i Krishtlindjes – nje embelsire e thjeshte dhe shume simbolike per te krishteret

5 Comments

Lini një Përgjigje te Fjore Anuloje përgjigjen

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: