Menuja tradicionale e Vitit të Ri

Darka e Vitit te Ri ne vendin tone, eshte nje nga ato festa e cila mbledh prane tryezes te gjithe familjen, pavarsisht nga besimi fetar i tyre. Gjyshet tona, dhe me pas nenat, gatuanin nje dite te tere per te ngrene me pas 3 apo 4 dite rradhazi. Me poshte po ju japim nje menu tradicionale te kesaj feste. Edhe pse tradita eshte lekundur pak pas viteve ’90, themelet kane ngelur po ato!

ANTIPASTA OSE PJATA E PARE

Pjate mikse– nuk mund te mungoje ne tavolinat me tradicionale nje pjate e perbere nga patate te skuqura, djathi i bardhe, speca gogozhare (turshi), veze te ziera etj, te gjitha keto te vendosura bukur.

Saganaqi – djath dele kackavall i lyer me miell dhe I skuqur nga te dyja anet (ose I pjekur ne furre ne tave balte)

Qofte me mish te grire dhe Kroketa me patate mund te realizoni nje pjate mikse, te perbere nga qofte dhe kroketa me madhesine e nje arre, dhe mbase te vendosni nje kruajtse dhembesh mbi secilen prej tyre.

Miks proshuta dhe djathera – per tavolinat me tendence me perendimore. Mund te bashkoni 3-4 lloje djathrash dhe proshutash duke i sherbyer ne menyre te kendshme.

SALLATA

Sallata ruse  – eshte mbreteresha e tavolines se Vitit te Ri! Ne Shqiperi, pregatitet duke shtuar edhe rrepa te kuqe (ndryshe nga receta tradicionale), e cila i jep nje ngjyre mjaft festive.

Sallate patatesh me kos dhe qepe te njoma – edhe kjo sallate me nje shije mjaft delikate, pregatitet me pak majoneze dhe pak kos te trashe grek.

PJATA E DYTE

Pershesh me gjel deti – i cili veshtire te mungoje ne cdo tavoline! Sipas tradites se cdo vendi, mund ta pregatisni me miell gruri (kulac) apo miell misri (buke misri).

Gjel deti i mbushur dhe i pjekur (me salce dhe garniture) – per ato familje qe duan te devijojne paksa nga shija tradicionale e ketij shpendi te shijshem.

Fileto gjel deti me kerpudha – per te mos u renduar shume per festa, kjo eshte pjata e dyte qe ne ju propozojme.

Kofshe qengji me patate – per te gjitha familjet qe nuk e preferojne shijen e gjelit te detit

EMBELSIRA           

Bakllava – qendron ne krye te listes se embelsirave se bashku me:

Kadaif me arra

Shendetlie me mjalte

Revani hasude

PER TE GJITHA SEKRETET E GATIMIT TE NJE GJELI DETI, KLIKONI KETU

PER TE SHTRUAR BUKUR NJE TAVOLINE FESTASH, KLIKONI KETU

Advertisements

1 Koment

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: