Revani hasude

Dihet qe embelsirat me te gatuara ne Shqiperi, e kane origjinen nga Turqia apo Greqia, por me disa modifikime te vogla ne varesi te kushteve ne te cilat ndodheshim. Edhe revania hasude nuk ben perjashtim nga ky grupim, por kjo nuk do te thote qe nuk eshte nje recete e shijshme dhe me perberes te thjesht e natyral:
Perberesit per nje tave me diameter 20-22cm

  • 120gr niseshte
  • 350gr sheqer
  • 600ml uje
  • 80gr gjalp te shkrire ne mikrovale
  • 1 te verdhe veze + 1-2 luge qumesht
  • 1 luge sheqer integral (ngjyre kafe)
  • pak kanelle

Vendosim per tu zier ne zjarr mesatar sheqerin me gjysmen e ujit dhe gjalpin e shkrire.

Ne nje tas, shkrijme plotesisht niseshten ne ujin e mbetur, dhe ne momentin qe masa e mesiperme ka arritur piken e vlimit, ulim zjarrin ne minimum dhe shtojme dalengadale ujin me niseshte duke e perziere shpejt me luge druri ne menyre qe te mos formohen kokerriza. Vazhdojme perzierjen derisa brumi te shkeputet lehtesisht nga anet e tenxheres.

E hedhim kete mase ne nje tave te rrumbullaket duke e nivelur me spatul kuzhine dhe e lyejme siperfaqen me te verdhen e vezes te rrahur me pak qumesht. Perpara se ta fusim ne furre, e sperkasim edhe me sheqerin integral, dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C per 20-25 minuta, apo derisa ne siperfaqe te jete formuar nje kore e arte (ngjyra e se ciles varet totalisht nga preferenca e gjithesecilit). E leme te ftohet ne temperature ambjenti, e presim ne rombe dhe e sherbejme te sperkatur me pak kanelle ne siperfaqe

Advertisements

11 Comments

  1. Rajmonda says:

    Kjo lloj revanie me pelqen shume,te mbaroj bakllavane njehere,pastaj do provoj te bej kete.Ju faleminderit se e kam kerkuar shume kete recete.

    Pëlqejeni

  2. Bledi says:

    Mbreme ne 2 te nates kam perfunduar bakllavane!! Dhe kam pershtypjen se sdo ngeli gje per neser, kshu qe do bej revani 😀 😀
    Ju rujt zoti se na sollet shqiperine ne cdo cep te botes

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: