Kjo eshte nje garniture shume e shijshme, e cila kerkon minimumin e aftesive ne kuzhine dhe pregatitet ne pak kohe. Perberesit jane te thjeshte, patate, proshute, djath kackavall, vaj ulliri… por kombinimi i tyre eshte fantastik!
Perberesit
- 1kg patate
- 200gr proshute krudo ose proshute spek
- 2 thelpi hudhra
- djath kackavall te grire
- pak rozmarine
- vaj ulliri
- pak gjalp
- kripe
- piper
Lajme mire patatet, i ziejme me gjithe lekure ne uje te kripur per 20-25 minuta, i qerojme sa jane akoma te nxehta dhe i shtypim me dhembet e nje piruni derisa ti ndajme ne copeza te vogla, jo ti reduktojme ne purè.
Ne nje tigan, kaverdisim ne vaj ulliri hudhrat e grira holle, proshuten e prere ne shirita te holle dhe rozmarinen per disa minuta, i rregullojme me kripe e piper dhe ia shtojme patateve duke i perziere mire.
Kete mase e hedhim ne nje tave te madhe te lyer paraprakisht me gjalp, e sperkasim siperfaqen me pak djath kackavall te grire dhe e vendosim ne pjesen e siperme te furres te parangrohur ne 180 °C per maksimumi 15 minuta, apo derisa te marre nje ngjyre te arte ne siperfaqe.
duket e shijshme, dhe do e provoj sot, por kur dua ta shkarkoj ne pdf, faqa del bosh.
PëlqejeniPëlqejeni
ishte vertet shume e shijshme, por ju lutem me dergoni ne e-mail receten, pasi akoma nuk del ne pdf, flm
PëlqejeniPëlqejeni
Interesante, do ta provoj ne ditet ne vazhdim. Por jam dakord me Even, ne pdf del bosh, dhe duke qene se na duhet e shkruar do na ndihmonte me te vertete.
PëlqejeniPëlqejeni
Po me pelqen shume puna juaj sakte dhe mire u kenaqa tuj ju pa faqen tuaj gjith te mirat dhe shyqyr qe ju njoha
PëlqejeniPëlqejeni
une e bera dje ne adrket dhe doli sh e mire..
PëlqejeniPëlqejeni
Ju lutem doja qe recetat qe me nevojiten ti shkarkoja ne pdf po nuk me hapen.si te veproj?
PëlqejeniPëlqejeni
@Eleona, do perpiqemi ta rregullojme sa me shpejt kete problem 🙂
PëlqejeniPëlqejeni
e kendshme…. Ne vend te proshutes une taven e bera me feta sallami pikant dhe perseri rezultoi e kenshme
PëlqejeniPëlqejeni
ju lutem..te gjitha recetat qe ju dergoni jane te shkelqyera per kete ju uroj ….por vetem kisha nje sygjerim..ne disa receta per gatim ju shkruani plot fjale te huaja qe dhe nuk dihet nga amviset psh-pana. mocarela-filadelfia-proshute krudo-proshute spek-djathe parmixhano e shume erza qe nuk njihen nga shume amvise si ne qytet dhe kryesisht ne fshat ku gatuhet me shume….flm per mirkuptimin …urime dhe gjithmone receta te shijeshme per ne te apasionuareve pas guzhines……..tung nga presheva =+++++++Ivani….
PëlqejeniPëlqejeni
@Ivan, faleminderit! Persa i perket sugjerimit tend, ata perberes qe ti permend jane me origjine italiane dhe jane lloje te vecanta djathi, proshute etj, per kete arsye nuk egziston nje emer ne shqip! Nese ti arrin ti gjesh ne shqip, mos hezito te na kontaktosh. Gjithe te mirat!
PëlqejeniPëlqejeni