Fasule në salcë pikante me mish të grirë

Nese do te pyesnim shqiptaret se cila eshte pjata e tyre e preferuar ne dimer, shumica me siguri do te thoshte: fasulet. Per kete arsye, ne po ju japim nje ide te re per menyren e gatimit te tyre:

Perberesit

  • 200gr fasule te thata (ose 400gr te ziera)
  • 400gr mish te grire vici (ose nese nuk e preferoni, perdorni copeza mish vici te ziera paraprakisht)
  • 200gr oriz + 1 luge gjalp
  • 400gr domate kutie (ose salce domatesh)
  • 1 qepe mesatare
  • 2 thelpi hudhra
  • 2 luge vaj ulliri
  • 1 luge te vogel spec te kuq djegs pluhur
  • pak majdanoz te grire
  • 1 luge te vogel sheqer
  • kripe

Nese perdorim fasule te thata: i vendosim ne nje ene me uje te ftohte dhe nje luge sode buke nje nate perpara. Diten tjeter i ziejme ne uje me pak kripe per rreth 1 ore e gjysme ne tenxhere normale apo 40 minuta ne tenxhere me presion.
Nese perdorim fasule te gatshme (te ziera) vazhdojme me pregatitjen e salces:

Ne nje tigan te vogel, kaverdisim ne vaj ulliri qepen dhe hudhren te grira holle derisa te behen transparente.
Ne nje tjeter tigan pak me te madh, kaverdisim ne pak vaj ulliri mishin e grire duke e shtypur me dhembet e nje piruni, shtojme specin e kuq djegs dhe vazhdojme gatimin per rreth 10 minuta ne zjarr te ulet. Mishit i shtojme qepen dhe hudhren e kaverdisura me siper, shtojme domatet ose salcen e domateve, majdanozin, pak kripe dhe pak sheqer per te korrigjuar aciditetin e domateve.

Kur fasulet te jene gati, i shtojme edhe ato tek salca e mesiperme dhe i leme te marrin shije per rreth 10 minuta ne zjarr te ulet duke i perzier shpesh.

Nderkohe ziejme orizin ne uje me kripe, e kullojme dhe shtojme nje luge gjalp per ti dhene shije. Ne pjate vendosim fillimisht orizin dhe siper tij salcen e fasuleve pikante. E sherbejme te ngrohte.

Advertisements

3 Comments

  1. Eleona says:

    Pershendetje,i kam pare te gjitha recetat tuaja dhe jane shume te mira.po doja tju pyejsa si mund te shkarkoj nje recete ne PC?se as me PDF nuk me hapen

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: