Pite turke të mbushura

Pitja turke eshte nje lloj pice gjysme e mbyllur e cila mbushet zakonisht me djath te bardhe, kackavall, mish te grire etj. Tradicionalisht piqet ne furre druri, e cila i jep edhe aromen karakteristike, por edhe ne furrat normale qe kemi ne shtepi rezulton shume e shijshme!
Perberesit per 6 pite turke
…per pitet

  • 350gr miell 0 (ose 00)
  • 2 veze
  • 50gr gjalp ne temperature ambjenti
  • 100ml qumesht te ngrohte
  • 3 luge uje te ngrohte
  • 15gr maja birre te fresket
  • 1 luge te vogel kripe

…per mbushjen

  • 150gr djath te bardhe te therrmuar me dore
  • 1 veze te rrahur
  • 20gr gjalp
  • pak majdanoz
  • piper

Ne nje ene te vogel, hedhim ujin e ngrohte, pak qumesht (rreth 1/4) dhe ne to shkrijme majane e birres te ndare ne copa te vogla.
Ne tavolinen e punes, vendosim 250gr miell te cilit i hapim nje grope ne mes ku shtojme perberjen me maja birre, e punojme brumin me dore derisa te rezultoje kompakt, dhe shtojme edhe pak miell tjeter nese eshte e nevojshme. E transferojme brumin ne nje tas te madh, e mbulojme me nje pecete te paster dhe e leme te fryhet ne ambjent te ngrohte (psh brenda ne furren e fikur) larg korrenteve te ajrit per 20-30 minuta.

Pasi ka kaluar kjo kohe, i shtojme brumit vezet e rrahura paraprakisht, qumeshtin e mbetur, kripen dhe pjesen tjeter te miellit. E punojme mire per rreth 5 minuta me dore, shtojme gjalpin ne temperature ambjenti dhe e punojme serisht derisa ky i fundit te jete thithur nga perberja. Brumin e rivendosim ne tas, e mbulojme me peceten e paster dhe e leme te fryhet per rreth 1 ore e gjysme derisa te kete dyfishuar vellimin e tij.

Pas kesaj kohe, e punojme serisht me dore dhe e ndajme ne 6 pjese te barabarta te cilat i hapim ne formen e nje varke (si ne foto). I vendosim njera pas tjetres ne nje tave te madhe te shtruar me leter furre dhe i mbushim duke perziere te gjithe perberesit e mesiperm. Ne qendren e cdo pite vendosim nje cope te vogel gjalp, i leme te fryhen per 30 minuta te tjera dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C per rreth 20 minuta. I servirim te ngrohta

Advertisements

3 Comments

  1. marjola says:

    Ishte pak e lodhshme si pune por rezultati doli shum i mire.tani jemi duke ngrene dhe jane shume te shijshme.provojeni,nuk do te pendoheni.

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: