Pite greke

Pite grekee

Pitet greke jane nje nga elementet kryesor te Kuzhines greke te cilat mund te zhyten ne salca te ndryshme ose te perdoren per te pregatitur Sufllaqen e famshme, nje nga ushqimet me te perhapura te pregatitura nga shitesit ambulant. Provoni ti pregatisni ne shtepi me vetem 5 perberes dhe ne me pak se 1 ore!

Perberesit per 10 pite

  • 600gr miell i tipit 0
  • 100ml vaj ulliri
  • 200ml uje te vaket
  • 10gr maja birre te thate
  • 1 luge te vogel sheqer

Shkrijme majan e birres dhe sheqerin ne uje te ngrohte dhe i leme te pushojne per rreth 10 minuta.

Ne nje tas te madh hedhim miellin e situr dhe i bejme nje grope ne mes. Shtojme perberjen me maja birre dhe e punojme brumin me dore per rreth 5 minuta. Shtojme gjysmen e vajit te ullirit dhe vazhdojme ta punojme derisa vaji te jete thithur komplet nga brumi dhe ai te rezultoje i bute dhe elastik. Shtojme akoma miell nese shohim se brumi po na ngjitet ne duar.

E pastrojme tasin ku pregatitem brumin dhe e lyejme me vajin e mbetur te ullirit. Formojme me brumin nje sfere te madhe te cilen e vendosim ne tas, e mbulojme me nje pecete te paster dhe e leme te fryhet per 20 minuta.

E shfryjme brumin me dore, e vendosim mbi tavolinen e punes te lyer me pak miell dhe e punojme edhe per pak momente.

Parangrohim furren ne 200C.

E ndajme brumin ne 10 pjese te barabarta duke shtypur cdo pjese me pellembet e duarve duke i dhene formen e nje disku. Me ndihmen e nje okllai te lyer me pak miell, hapim pitet nje nga nje me trashesi 3-5mm. I lyejme me duar me pak vaj ulliri ne siperfaqe, i mbulojme me nje pecete te paster dhe i leme te fryhen edhe per 20 minuta te tjera.

I vendosim ne nje tave te shtruar me leter furre dhe i pjekim per 2-3 minuta. I heqim nga furra dhe i leme te ftohen plotesisht ne temperature  ambjenti. Idealja do ishte te konsumoheshin ne moment, por mund ti ruajme ne frigorifer neper qese te posacme per ushqime ose brenda ne akull.

Perpara perdorimit, i skuqim lehtesisht ne tigan me pak vaj ose i pjekim ne furre per 1 minute.

Advertisements

13 Comments

  1. merita says:

    Pershendetje,
    Me pelqen shume kjo recete dhe jam fanse e recetave tuaja, por si i behet qe me duhet te printoj disa prej tyre dhe nuk mundem. Para Vitit te Ri u lodha duke shkruar shume nga recetat tuaja e me ne fund hoqa dore :), por ja qe tundohem per t’i pasur te printuara ato. Ju lutem nqs nuk e keni problem ma dergoni me e-mail kete recete.
    Merita

    Pëlqejeni

  2. iva says:

    merita nese je ne faqe kerkimi ne google MJAFTON MBAJ TE SHTYPURA NJEKOHESIHT ctrl DHE SHKRONJEN P PASTAJ TE MESON PUNA VETE.PO ME MIRE KERKOJE NE MOZILLA FIREFOX DHE ATY PO ME TE NJEJTEN KOMANDE CTRL +P.

    Pëlqejeni

  3. lori says:

    Per Meriten.
    Ne fund te cdo recete eshte nje shenje e kuqe dhe po ta shtypesh ate del receta qe kerkon ne PDF dhe aty mund ta printosh duke i dhene komanden print.
    Shpresoj qe te printosh recetat

    Pëlqejeni

    • kristo says:

      Pershendetje Lori, me pelqen receta, e provova pregatitjen e brumit dhe mu desh qe te shtoja dhe 50ml uje se brumi ishte shume i thate. Kam vepruar drejte?

      Pëlqejeni

  4. kozeta says:

    Ju falenderoj per receten ;Buke misri,Shume e mire.Dua te di per lugen qe perdorni per te matur sasine e sodes.Luge e vogel caji apo luge gjelle,

    Pëlqejeni

  5. mina says:

    ELA pluhuri pjekes qe perdoret ne embelsira eshte pluhur si mielli qe e gufon brumin, ndryshe njihet “pecive” apo ne anglisht “Baking powder”. I gjen ne qese te vogla si sheqer vanilje.

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: