Qofte e madhe me mish të grirë (e mbushur sipas dëshirës)

Receta qe po ju paraqesim me poshte, eshte nje alternative shume e shijshme e qofteve tradicionale dhe mbi te gjitha preferohet te gatuhet kur miqte shfaqen papritur ne dere, pa lajmeruar! Koha e pregatitjes dhe e pjekjes eshte vetem 1 ore, prandaj konsiderohet nje recete relativisht e shpejt.

Perberesit per 1 rolè

  • 500gr mish te grire viçi
  • 1 qepe te madhe
  • 2 veze
  • galete
  • majdanoz i grire holle
  • kripe
  • piper
  • mbushja sipas deshires

Fillimisht, grijme qepen ne mikser dhe ia shtojme mishit te grire bashke me vezet, kripen, piperin dhe majdanozin duke i perziere shume mire me dore. Ne kete faze masa rezulton pak e ujeshme, prandaj shtojme galete aq sa te perftojme nje perberje homogjene dhe kompakte (mund te nevojiten nga 5 deri ne 10 luge).

Ne tavolinen e punes, vendosim nje leter furre ne forme drejtkendore dhe shtrojme mbi te masen me mish te grire duke u munduar ti japim te njejten forme me lartesi rreth 2 cm. Ne mes vendosim mbushjen dhe me ndihmen e letres se furres e rrotullojme mishin duke formuar nje rolè, anet e se ciles i ngjisim mire me dore. E mbeshtjellim rolène me letren e furres dhe e vendosim ne tave me palosjen nga poshte. E çpojme ne disa vende me pirun ne menyre qe te mos çahet gjate pjekjes dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per 30-40 minuta.

E leme rreth 15 minuta ne temperature ambjenti ne menyre qe masa te lidhet, i heqim letren e mbeshtjelljes dhe e servirim te prere ne feta.

ALTERNATIVAT PER MBUSHJEN

çdo lloj djathi qe shkrin ne feta (jo mozzarella, pasi eshte teper i ujeshem) +

  • veze te ziera ne feta
  • feta proshute
  • feta patatesh te ziera/purè patatesh
  • spinaq te ziere
  • bizele te ziera

Advertisements

11 Comments

  1. iren says:

    UneGatuaj ju pergezoj per keto receta te shijshme qe keni postuar,me vlera ushqyese,te thjeshta dhe te shpejta ne gatim.Jam shume e kenaqur qe kam zbuluar site-in tuaj,me pelqen gatimi dhe ja ku ju gjeta juve.Faleminderit shume.

    Pëlqejeni

  2. Jonida says:

    Leter furre…behet fjale per letren alumin apo per ate letren e tejdukshme qe perdorim shpesh per te mos u ngjitur embelsirat gjate pjekjes.
    Kam dhe nje pyetje e cila nuk lidhet me kete recete por me receta te tjera: Ne familjen time nuk konsumohet fare alkool, as edhe ne masa te vogla. Ne disa prej recetave tuaja (dhe shume receta te tjera neper bote) perdoret shpesh vere e bardhe, e kuqe dhe shume lloje te tjera. Cfare do te ishte zvendesuesi me i mire per to??? Ju faleminderit!

    Pëlqejeni

    • Unë Gatuaj says:

      @Jonida, letra e furres eshte pikerisht ajo letra transparente qe perdoren per te mos u ngjitur embelsirat.
      Persa i perket pyetjes tjeter, mos u shqeteso nese nuk e konsumoni alkoolin! Gjate gatimit, alkooli i veres avullon 100% dhe mbetet vetem shija e saj. Per fat te keq, veren nuk mund ta zevendesosh me asgje tjeter joalkoolike.

      Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: