Sallata ruse

Sallate ruseSallata ruse eshte nje pjate tradicionale e kuzhines ruse dhe konsumohet si antipaste ne te gjitha periudhat e vitit, por sidomos per Pashke, Krishtlindje apo Vitin e Ri. Eshte kurioz fakti qe kjo sallate merr emra te ndryshem ne varesi te vendeve ku pregatitet: ne Rusi njihet si sallate franceze ose Olivier, ndersa ne Gjermani njihet si sallata Italiane!!!

Perberesit

  • 4 patate mesatare
  • 4 karrota mesatare
  • 300gr bizele te ngrira
  • 300gr majoneze
  • 2-3 kastraveca turshi
  • 2 veze
  • vaj ulliri
  • uthull
  • kripe
  • piper

Per te pregatitur kete sallate na nevojiten 4 ene te vecanta ne te cilat do te ziejme perimet ne uje te kripur: patatet e prera ne kubik mesatar (7-10 minuta), karrotat e prera ne feta apo ne kubik (5-7 minuta), bizelet e ngrira (3-4 minuta) dhe vezet (7 minuta).

Pasi te kete perfunduar zierja, por perimet te mos jene zbutur shume, i vendosim te gjitha ne nje kullojese derisa te humbasin ujin e tepert ndersa vezet i presim ne copa te vogla dhe ne feta duke i lene menjane (te njejten gje bejme edhe me kastravecat turshi).

Kur perimet te jene te vakta, i hedhim ne nje tas te madh qelqi bashke me kastravecat turshi dhe i rregullojme me pak vaj ulliri, 1-2 luge uthull, pak kripe dhe pak piper.


Ne momentin qe jane ftohur plotesisht, ne tas shtojme edhe vezet e prera ne copa te vogla dhe se fundi majonezen. E vendosim masen e pregatitur ne frigorifer per te pakten nje ore per te lejuar shijet te bashkohen me njera tjetren.

E hedhim sallaten ruse ne nje pjate te ceket duke e lyer siper me nje shtrese majoneze dhe e zbukurojme me fetat e vezeve te ziera, te kastravecave turshi, karrota dhe sipas deshires me ullinj, kaperi etj.

*Shenim: Ja disa rregulla per te perftuar nje sallate ruse te shijshme:

  1. perdorni nje majoneze cilesore, akoma me mire nese eshte e pregatitur ne shtepi
  2. pritini perberesit ne menyre uniforme dhe te rregullt
  3. mos shtoni perime te pabera
  4. mos shtoni perberes qe leshojne ngjyre, psh rrepa te kuqe
  5. mos shtoni me teper sec duhet perberes te cilet cenojne delikatesen qe ka kjo sallate (psh shume kastraveca turshi)
  6. mos shtoni perime qe permbajne shume uje
  7. kastravecat turshi shtohen atehere kur perimet jane akoma te vakta, per te harmonizuar shijet
  8. sallata ruse nuk duhet te permbaje me shume sec duhet majoneze, funksioni i saj i vetem eshte te lidhe perberesit

Advertisements

5 Comments

  1. lena says:

    Prsh çfare uthulle duhet te perdorim edhe per sa i perket piperit duhet piper i zi i bluar apo me kokrra? Ju lutem me ktheni shpejt pergjigje sepse dua ta gatuaj per Vit te ri, flm per recetat.

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: