Jufka dibre (të pregatitura në shtëpi)

Jufkat, ose petkat si i quajne ne shume qytete te Shqiperise, nuk jane gje tjeter vetem nje pete e holle brumi me veze, qumesht dhe miell, e rrotulluar rreth vetes dhe e prere ne copa prej te cilave perftohen keto makarona kaq te veçanta. Proçedura me pas kerkon qe te thahen ne diell dhe ne shumicen e rasteve pregatiten si zahire per stinen e dimrit.

Perberesit per rreth 1kg jufka dibre

  • 1kg miell
  • 8 te verdha vezesh + 1 veze e plote
  • rreth 200ml qumesht (me shume ose me pak, varet nga perqindja e thithjes prej miellit)
  • niseshte per lyerje

Ne tavolinen e punes vendosim miellin te cilit i hapim nje grope ne mes ku shtojme te gjitha vezet. E punojme brumin shume mire me dore dhe shtojme qumesht aq sa brumi te rezultoje si ai i byrekut. E leme te pushoje ne nje ambjent te ngrohte larg korrente te ajrit per rreth gjysme ore.

Pas kesaj, e ndajme ne 6-7 pjese dhe secilen prej tyre e hapim ne formen e nje pete te holle duke e lyer me niseshte ne menyre qe te mos ngjitet. E leme per disa minuta peten qe te thahet, maksimumi 15 minuta, e rrotullojme rreth vetes dhe me ndihmen e nje thike shume te mprehte e presim ne fije te holla (trashesia sipas deshires) te cilat i hapim me dore. I vendosim jufkat te thahen mbi nje pecete te paster ne diell dhe i ruajme ne nje qese ose kuti hermetike.

Foto nga: http://www.cucinare-bene.org

Advertisements

3 Comments

  1. xhorxha xhorxhina says:

    Ju falenderoj nga zemra per te gjitha recetat qe me keni dhuruar ,,une jame nje adhuruese shume e pasjonuar per guzhinen ,,me pelqejne qe te gatuaj prandaj ju falenderoj edhe nje here per respektin,,,,ju uroj gjithe te mirat dhe kalofshit sa me bukur i mirpres me kenaqesi te gjitha recetat qe me dergoni ,,me respekt xhorxha ,,,,

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: