Receta qe po ju paraqesim me poshte, eshte nje embelsire tipike spanjolle, dhe me egzaktesisht e rajonit te Katalonjes.
Perberesit
- 1l qumesht
- 150gr sheqer
- 50gr sheqer integral (ngjyre kafe)
- 8 te verdha vezesh
- 20gr miell
- 1 cope kanelle
- lekuren e 1 limoni
Hedhim qumeshtin ne nje tenxhere bashke me lekuren e limonit dhe copen e kanelles duke lene nje gote menjane. E çojme drejt vlimit dhe sapo te marre vale, fikim zjarrin. E leme te pushoje per disa minuta me kapak te mbyllur nderkohe qe ne nje tas rrahim me ndihem e nje mikseri te verdhat e vezeve me sheqerin derisa te perftojme nje mase te fryre dhe me ngjyre te hapur.
Eleminojme lekuren e limonit dhe kanellen nga qumeshti dhe shtojme pak nga pak kremin e vezeve me sheqerin duke e perziere mire. Se fundi, shtojme edhe goten e qumeshtit te ftohte (qe kishim hequr menjane) ne te cilen kemi tretur miellin.
E vendosim te gjithe perberjen ne zjarr te ulet duke e perziere gjate te gjithe kohes derisa kremi te trashet. E ndajme neper 6 tasa te cilat mund te futen edhe ne furre (porcelani) dhe e leme ne temperature ambjenti derisa te ftohen plotesisht. Pas kesaj, i vendosim ne frigorifer per rreth 2 ore.
Ne momentin e servirjes, i sperkasim me pak sheqer integral dhe i vendosim ne pjesen e siperme te furres me nxehtesi maksimale derisa sheqeri te karamelizohet. Ky eshte momenti me delikat, pasi kremi duhet te mbetet i ftohte brenda. Per kete arsye, i vendosim tasat e porcelanit brenda nje tave qelqi me uje te akullt dhe vazhdojme me proçeduren si me siper.