Simite me qiqra

Mielli i perftuar nga qiqrat eshte mjaft i shendetshem dhe ka nje indeks glicemik nga me te ultit (35). Me receten qe po ju paraqesim me poshte, do te perftoni simite me nje shije mjaft te veçante dhe tejet krokante. Kjo ben qe ato te shijohen ne cdo rast dhe te shoqerohen me feta proshute, djathi, sallami pikant etj.

Perberesit per 10-12 simite

  • 250gr miell qiqrash
  • 250gr miell 00
  • rreth 250ml uje te ngrohte
  • 4 luge vaj ulliri
  • 1 luge rrafsh me sheqer
  • 1 luge te vogel kripe
  • 15gr maja birre

Perziejme fillimisht ne nje ene te vogel ujin e ngrohte, vajin e ullirit, sheqerin dhe majane e birres te copetuar derisa te formohet nje mase e lengshme pothuajse homogjene.

Ne nje tjeter tas, perziejme miellin e qiqrave, miellin 00 dhe kripen duke ia shtuar dalengadale perberjes se mesiperme dhe duke e punuar brumin gjate te gjithe kohes me dore. E mbulojme brumin me nje pecete te paster dhe e leme te fryhet larg korrenteve te ajrit per 2.5-3 ore, apo derisa te kete dyfishuar vellimin e tij.

E punojme serisht brumin me dore dhe e ndajme ne 10-12 pjese te barabarta te cilave i japim forme te rrumbullaket, i bejme nje prerje ne forme kryqi me majen e nje thike ne siperfaqe ne menyre qe te lehtesohet fryrja dhe i leme edhe per 1 ore tjeter derisa te rrisin vellimin e tyre.

Ne momentin qe jane gati, i pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C derisa te kene marre nje ngjyre te arte ne siperfaqe, per rreth 20 minuta. I sherbejme te ngrohta.

*Keshille: Me te njejten recete mund te pregatisni edhe buken me miell qiqrash, por gjithmone te bashkuar me miell 00 ne te njejtin raport! Gjithashtu, nese diten e neserme simitet rezultojne pak te forta, futini serisht ne furre per disa minuta.

Advertisements

10 Comments

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: