Bakllava me arrë kokosi

Receta qe po ju paraqesim me poshte, eshte nje alternative shume e shijshme e Bakllavase tradicionale dhe e pershtatshme per te gjithe ata qe e adhurojne shijen e arres se kokosit.
Perberesit per nje tave me diameter 35-40cm
…per petet

  • 1kg miell 00
  • 7 veze (4 te plota dhe 3 te verdhat)
  • 230ml vaj luledielli (ose 1 filxhan)
  • 250ml qumesht (ose 1 filxhan)
  • 1/2kg gjalp i shkrire ne mikrovale
  • niseshte per sperkatje

…per mbushjen

  • 8 veze te plota
  • 500gr sheqer (mund te shtoni masen ne 800gr nese ju pelqen me shume e embel)
  • 600gr kos te trashe grek me shume yndyre
  • 500gr arre kokosi te grire
  • 200gr bajame, arra ose lajthi ne copeza te vogla (sipas deshires)
  • 2 luge te vogla sode buke
  • pak kripe

…per sherbetin

  • 3 filxhan uje
  • 3 filxhan sheqer
  • 1 filxhan mjalte
  • 4 luge leng limoni
  • 1 shkop kanelle
  • pak vanilje

Pregatisim fillimisht mbushjen duke rrahur ne nje tas te madh te verdhat e vezeve me sheqerin derisa te perftojme nje mase kremoze me ngjyre te verdhe te hapur dhe te fryre. Shtojme kosin grek, soden e bukes, arren e kokosit, frutat e thata dhe i perziejme mire. Ne nje tjeter ene rrahim te bardhat e vezeve me pak kripe derisa te formohet nje mase kompakte e cila nuk bie nga ena. I shtojme mases me te verdha vezesh kremin e te bardhave duke e perziere me ndihmen e nje spatule me kujdes nga poshte lart ne menyre qe perberja te mos e humbi volumin e saj. E leme menjane dhe pregatisim petet e bakllavase ne te njejten menyre si per bakllavane tradicionale, pra:

Ne nje ene te madhe, rrahim vezet me ndihmen e nje teli kuzhine, shtojme qumeshtin, vajin dhe pak nga pak miellin derisa te perftojme nje brum te bute. E ndajme brumin ne 4 pjese te barabarta dhe secilen prej ketyre pjeseve ne 15 sfera te vogla, pra gjithesej duhet te perftojme 60 sfera te cilat me pas do te hapen ne pete. Nderkohe qe hapim petet, pjesen tjeter te brumit e mbulojme me nje pecete te lagur ne menyre qe te mos thahet.

Ne tavolinen e punes, hedhim pak niseshte dhe hapim nje sfere brumi me diameter 15-17cm (ne varesi te taves qe do te perdorni per te pjekur bakllavane), te cilen nuk harrojme ta sperkasim me niseshte edhe ne siperfaqe ne menyre qe te hapet sa me lehte dhe te mos cahet. Veprojme ne kete menyre derisa te kemi hapur 15 peta, me pas i vendosim njera siper tjetres dhe e hapim ne nje pete te vetme. E vendosim peten e pare te perbere nga 15 peta te holla ne taven e lyer me gjalp dhe i hedhim 1/4 e gjalpit te shkrire ne siperfaqe. Ne te njejten menyre veprojme edhe me petat e tjera, duke formuar edhe 3 peta te perbera nga 15 peta te holla.

Siper 15 petave qe vendosem ne tave dhe i sperkatem me gjalp, vendosim edhe 15 te tjera dhe me pas shtrojme mbushjen me arra kokosi. E sperkasim siperfaqen me 1/4 e gjalpit, shtrojme grupin e trete dhe te katert te petave dhe ne fund e sperkasim siperfaqen me gjalpin e mbetur. E presim ne forme rombesh dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 130-140°C per 2-3.5 ore, apo derisa siperfaqa te kete marre ngjyre te arte. Nese veme re qe siperfaqa po merr shume ngjyre, e mbulojme me nje leter alumini dhe vazhdojme pjekjen.

E leme te ftohte plotesisht ne temperature ambjenti dhe pregatisim shurupin:

Vendosim ne nje tenxhere ujin, sheqerin, mjaltin, shkopin e kanelles, vaniljen dhe lengun e limonit. E ziejme egzaktesisht 7 minuta qe nga fillimi i marrjes vale te shurupit duke e perziere ne menyre qe sheqeri dhe mjalti te shkrihen plotesisht. Pas kesaj, eleminojme shkopin e kanelles dhe ia hedhim bakllavase tashme te ftohte derisa ta thithi te gjithe sherbetin.

*Keshille: Petet e hapura vet mund ti zevendesojme edhe me petet e blera te gatshme ne supermarket… vetem se shija do te jete shume shume larg asaj origjinales

Reklama

2 Comments

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: