Amaretat e buta me bajame jane nje recete shume e thjeshte e cila mund te realizohet nga kushdo, edhe nga ata qe jane fillestar ne kuzhine. Ju nevojiten pak perberes dhe vetem 30 minuta (koha e pregatitjes+pjekjes)!
Perberesit per 12 amareta
- 100gr miell bajamesh (te cilin e perftojme duke grire ne mikser 100gr bajame te qeruara pa lekure)
- 25gr miell 00
- 75gr sheqer pluhur
- 1 te bardhe veze
- 12 bajame te plota
- disa pika esence bajamesh (fakultative)
- pak kripe
Vendosim ne nje ene miellin e bajameve, miellin 00, sheqerin, te bardhen e vezes, esencen e bajameve dhe pak kripe duke i perziere te gjitha shume mire me dore.
Lagim duart me uje te ftohte dhe e ndajme brumin e perftuar ne 12 sfera me madhesine e nje kokrre arre te cilat i shtypim pak me dore duke i dhene formen si ne figure. Vendosim nga nje bajame te plote mbi secilen amarete dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per 13-15 minuta, apo derisa anet te marrin nje ngjyre te arte te lehte.
I leme te ftohen plotesisht dhe i ruajme ne nje ene hermetike per rreth 1 jave.