Hamburger vegjetarian në furrë

Hamburger vegjetarian me thjerrezaHamburgeri vegjetarian eshte nje alternative shume e shijshme dhe e shendetshme e hamburgerit te pregatitur me mish te grire viçi apo derri.  Shoqerojeni me patate furre, purè patatesh, patate te skuqura apo edhe thjesht te futur ne nje panine me disa perime per garniture.

Perberesit per 6-7 hamburger

  • 1 kuti thjerreza te zjera rreth 400gr
  • 1 patate mesatare
  • 1 veze
  • 2-3 luge galete (sa per te lidhur brumin)
  • 1 luge te vogel hudher te thate
  • majdanoz i fresket i grire
  • 1-2 luge djath kaçkavall i grire (provoni djath Grana, Parmixhano apo Provolone te tymosur)
  • vaj ulliri
  • kripe
  • piper

Ziejme pataten me lekure ne uje pak te kripur, e qerojme sa eshte e nxehte dhe e reduktojme ne purè. Mund te ziejme me shume se nje patate nese duam qe hamburgerat ti shoqerojme me purè patatesh: keshtu do te reduktojme kohen qe na duhet per pregatitjen e garnitures!

Kullojme thjerrezat nga uji i konservimit, i shplajme shume mire dhe i vendosim ne mikser bashke me vezen, kripen, piperin, majdanozin, hudhren dhe djathin kaçkavall. I grijme derisa te perftojme nje mase homogjene te cilen e vendosim ne nje tas.

Shtojme edhe pataten e shtypur dhe e perziejme brumin me dore derisa te lidhet. Nese rezulton teper i ujeshem, shtojme pak galete.

I japim brumit formen e hamburgerave dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 20 minuta duke i sperkatur me pak vaj ulliri ne siperfaqe. (ose mund ti skuqim ne vaj luledielli 2-3 minuta nga secila ane)

*Keshille: Nese perdorim thjerreza te thata: i ziejme ne uje te ftohte per 15-40 minuta, kohe e cila varet nga lloji i thjerrezave.
400gr thjerreza te konservuara=200gr thjerreza te thata.

Foto nga: http://www.ilgolosomangiarsano.com/

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: