Makaronat me peshk ton, jane nje recete klasike e kuzhines italiane, teper te thjeshta ne pregatitje dhe me nje rezultat final spektakolar. Mund ti shijoni edhe te ftohte, do te jene akoma dhe me te mira!
Perberesit
- 320gr makarona te shkurtra
- 160-200gr peshk ton (2-3 kuti)
- 400gr salce domatesh
- 2 thelpinj hudhra
- 2 fileto açuge (nese nuk ju pelqen, mund edhe ta eleminoni)
- 1 luge te vogel kaperi
- disa ullinj te zinj
- pak spec te kuq djeges pluhur
- majdanoz te grire
- kripe
- vaj ulliri
Ziejme makaronat ne uje me kripe per egzaktesisht kohen e treguar ne konfeksion nderkohe qe pregatisim salcen.
Kaverdisim ne vaj ulliri thelpinjte e hudhrave te grira shume holle bashke me filetot e açugeve, derisa keto te fundit te kene shkrire plotesisht. Shtojme pak spec te kuq djeges, peshkun ton te copetuar me dhembet e nje piruni dhe se fundi salcen e domateve duke i perziere mire.
E leme salcen te trashet per disa minuta dhe ne fund shtojme ullinjte e prere ne copa te vogla, kaperit dhe majdanozin e grire holle.
I kullojme makaronat tashme te ziera dhe i hedhim tek salca me peshk ton duke i perziere mire dhe duke i lene disa minuta ne menyre qe te marrin shije.
E sherbejme kete pjate te ngrohte sperkatur me pak majdanoz.
E perdor vazhdimisht kete recete dhe ndihem e kenaqur dhe gjithe energji.
PëlqejeniPëlqejeni
Recete praktike
PëlqejeniPëlqejeni