
Receta qe po ju paraqes me poshte, eshte nje pjate tipike mesdhetar dhe nje menyre teper e shijshme per te gatuar patellxhanet. Provoni te mbushni ne te njejten menyre edhe kungulleshkat, rezultati do te jete fantastik!
Perberesit
- 3 patellxhan te medhenj
- 1 qepe mesatare, te prere trashe
- 100gr mish te grire ose copeza mishi
- 1 dore oriz
- 2 domate te medhaja, te reduktuara ne purè (ose salce domatesh)
- 100gr djath kaçkavall, te grire
- 6 feta te holla domatesh
- majdanoz te fresket, te prere holle
- koper te fresket, te prere holle
- vaj ulliri ekstra i virgjer
- kripe
- piper i zi i sapobluar
Si te pergatisim patellxhanet e mbushur me oriz dhe mish
Lajme mire patellxhanet, i ndajme ne dy pjese nga ana gjatesore (1) dhe i heqim me kujdes nje pjese te tulit te brendshem, duke e lene bazamentin te qendrueshem (2). I sperkasim me pak vaj ulliri dhe i vendosim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 20 minuta, apo derisa te zbuten. Nderkohe vazhdojme me pergatitjen e mbushjes:
Kaverdisim ne vaj ulliri qepen e grire trashe derisa te rezultoje transparente (1). Shtojme zemrat e patellxhaneve te prere ne copa te vogla (2) dhe vazhdojme kaverdisjen edhe per disa minuta. Shtojme domaten e reduktuar ne purè (3) dhe e leme te gjithe masen te marre shije.
Shtojme nje dore oriz (6), mishin e grire ose mishin e viçit te prere ne copa (7) dhe 1 gote uje (8). E leme te gjithe masen te gatuhet ne zjarr mesatar per rreth 20 minuta, apo derisa orizi te jete zbutur plotesisht.
E rregullojme me kripe, piper, majdanoz, koper dhe e leme menjane (9). Nxjerrim patellxhanet nga furra dhe vendosim ne fundin e tyre nga nje luge te vogel djathe kaçkavall te grire. Siper shtojme mbushjen, e sperkasim serisht me pak djathe kaçkavall (10) dhe e perfundojme duke vendosur nje fete te holle domate (11). Ne te njejten menyre veprojme edhe me patellxhanet e tjere. Nese na tepron mbushje, e vendosim rreth e qark patellxhaneve.
E ngreme temperaturen e furres ne 200°C dhe i vendosim patellxhanet ne pjesen e siperme sa te marrin nje ngjyre te arte ne siperfaqe dhe djathi te shkrije. I servirim te ngrohte te sperkatur me pak majdanoz te fresket ne siperfaqe.
E provova receten, me te vertete shume e mire.
Sot, vura re qe nje tjeter faqe mbi guzhinen, e kishte publikuar kete recete. Nuk po iu a dergoj linkun ketu, qe te mos t’iu bej publicitet, por sa here shoh “vjedhje” te tilla me vjen shume inat.
Gjithsesi, ju jeni me te miret dhe recetat i keni fantastike 😀
PëlqejeniPëlqejeni
@Selina, faleminderit 🙂 Faktikisht faqe “hajdute” ka shume, ne e dijme shume mire se per cilen behet fjale, por per fat te keq e drejta e autorit nuk funksionon ne Shqiperi. Mbeshtetja juaj eshte ajo e cila na ndihmone ta kalojme kete problem!
PëlqejeniPëlqejeni
Une gatuaj vazhdoni keshtu se jeni me te miret 🙂
PëlqejeniPëlqejeni
Sapo e gatova kete recete dhe eshte vertet shume e shijshme…hmmmmm…shume faleminderit per te gjitha keto receta te kendshme.
PëlqejeniPëlqejeni
un tani i kam gatuar por patellxhanet heren tjeter do i skuq me mir se kshu kane mbetur pak te forta jo te bera mir,flm
PëlqejeniPëlqejeni
Shume te lehta per tu pergatitur dhe te shijshme!
PëlqejeniPëlqejeni
yll fare
PëlqejeniPëlqejeni
Nje menyre e ndryshme per te gatuar patellxhanet,me pelqen kombinimi, do ta provoj, flm per cdo ide qe na jepni.
PëlqejeniPëlqejeni