Makarona me salce brokoli

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Receta qe po ju paraqesim me poshte, eshte nje menyre shume e shijshme dhe e kendeshme e “fshehjes” se perimeve, ne menyre qe femijet tuaj te mos e kuptojne qe ndodhen aty.

Perberesit

  • 320gr makarona te gjata ose te shkurtra (une preferoj versionin linguine, pasi salca “ngjitet” shume me mire)
  • 350gr lule brokoli
  • 100gr djath kaçkavall te grire dele
  • 6 luge vaj ulliri
  • 2 thelpinje hudher
  • 5-6 thelpinje arra
  • kripe

Ziejme fillimisht brokolit e lare dhe te pastruar ne uje te bollshem me kripe per rreth 10 minuta, apo derisa te jene zbutur plotesisht. I heqim nga uji dhe nuk e derdhim kete te fundit, por e perdorim per te zjere makaronat.

Ashtu te nxehta sic jane, i kalojme ne mikser duke shtuar pak nga pak vaj ulliri, djathin kaçkavall te grire, thelpinjte e arrave, hudhrave dhe pak kripe (kujdes, pasi djathi kaçkavall eshte vete i kripur) dhe e reduktojme ne nje krem te bute dhe homogjen brokoli.

Ne ujin qe zjene brokolit, ziejme makaronat per egzaktesisht kohen e treguar ne konfeksion.

Nderkohe tranferojme salcen e brokolit ne nje tigan te madh, ku shtojme edhe disa luge leng makaronash ne menyre qe te hollohet.

Kur makaronat jane zjere, i kullojme dhe i shtojme tek salca duke i perziere mire dhe duke i lene edhe per disa minuta te tjera derisa te marrin shije.

I sherbejme te ngrohta sperkatur me pak djath kaçkavall ne siperfaqe.

Advertisements

2 Comments

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: