Klafuti' (Clafoutis) me qershi

  • Racione: 6 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Klafuti' me qershiKlafuti’ me qershi, eshte nje embelsire tipike franceze e cila rekomandohet te konsumohet e ngrohte per mengjes apo per zemer. Sipas tradites, ky gatim, tipik i zones se Limousin ne France, pregatitej me qershi te cilat nuk u ishte hequr berthama, pasi mendohej se ne kete menyre ruanin formen e tyre dhe i jepnin akoma me shume shije Klafuti’-se. Ju mund te ruani kete tradite, por nuk eshte aspak komode, sidomos per femijet tuaj.

Perberesit

  • 400-500gr qershi te embla
  • 180ml qumesht me yndyre te plote 3.5%
  • 65gr miell
  • 60gr sheqer (mund ta rrisni sasine deri ne 100gr nese e doni me te embel)
  • 2 veze te medha
  • 2 luge gjalp + per te lyer taven
  • 1 pako te vogel vanilje
  • sheqer pluhur per sperkatje
  • pak kripe

Lajme si fillim qershite nen uje te rrjedhshem, i thajme me nje pecete te paster dhe i heqim me kujdes berthamat.

Ne nje tigan, shkrijme nje luge gjalp dhe kaverdisim per 1-2 minuta ne zjarr te ulet qershite derisa te avulloje i gjithe lengu qe mund te kene leshuar. I sperkasim me 1 luge sheqer dhe vazhdojme kaverdisjen edhe per 1 minute tjeter duke i perziere gjate te gjithe kohes.

Lyejme nje tave me gjalp, e sperkasim me pak sheqer dhe hedhim qershite e kaverdisura nderkohe qe vazhdojme me pregatitjen e brumit.

Rrahim ne nje ene vezet me sheqerin derisa perberja te fryhet dhe te marre ngjyre te hapur. Shtojme vaniljen, miellin, qumeshtin, 1 luge gjalp te shkrire dhe pak kripe duke i perziere te gjitha shume mire me ndihmen e nje mikseri elektrik per rreth 1 minute. E hedhim brumin ne taven ku kemi vendosur qershite dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C per 40-45 minuta, apo derisa siperfaqa te kete marre ngjyre te arte.

E nxjerrim embelsiren nga furra, e sperkasim me pak sheqer pluhur dhe e sherbejme te ngrohte. Mund ta shoqerojme gjithashtu me pak pana te rrahur per embelsira, akullore me vanilje apo pak kos grek me sheqer.

E ruajme ne frigorifer per maksimumi 3 dite.

*Keshille: Nese embelsiren nuk do t’ia servirni femijeve, mund ti shtoni brumit edhe 2 luge konjak, rum apo liker qershie. Gjithashtu mund te zevendesoni gjysmen e qumeshtit me pana te lengshme per embelsira; ne kete rast embelsira do te rezultoje me kalorike

Advertisements

10 Comments

  1. fatjona says:

    Shume flm qe ekzistoni si faqe, na i beni vaktet edhe me te shijshme. Kam mesuar shume nga faqja juaj! Suksese te metejshme 🙂

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: