Receta qe po ju paraqesim me poshte, eshte nje menyre shume e shijshme dhe e shendetshme e gatimit te pilafit me pulen, duke lene paksa menjane menyren tradicionale te gatimit te tyre ne furre.
Perberesit
- 600gr gjoks pule
- 250gr oriz kokerrgjate (i tipit basmati)
- 6 qepe te njoma
- 2 qepe te thata te vogla
- 1 tufe majdanoz
- 1 tufe borzilok
- 1 luge salce soje
- 3-4 luge vaj ulliri
- 1 cope xhinxher te fresket
- 1 pako te vogel shafran
- kripe
- piper
Presim gjoksin e pules ne copa dhe e marinojme brenda ne nje tas bashke me majdanozin dhe borzilokun e grire holle, xhinxherin e grire, salcen e sojes dhe 1 luge vaj ulliri duke e perziere here pas here per 30 minuta.
Ziejme orizin ne uje me kripe dhe ne momentet e fundit i shtojme shafranin pluhur (ose e gatuajme si pilafin tradicional).
Ne nje tigan, hedhim vajin e ullirit te mbetur, kaverdisim lehte qepet e njoma dhe te thata te grira holle derisa te zbuten. Shtojme pulen e marinuar bashke me lengun qe ka leshuar, ngreme zjarrin dhe e kaverdisim per 2-3 minuta duke e perziere shpesh me nje luge druri. E ulim zjarrin ne minimum, e rregullojme me pak kripe e piper dhe e gatuajme edhe per 10 minuta te tjera.
Shtojme orizin e ziere, i perziejme te gjitha shume mire dhe e leme disa minuta ne zjarr derisa perberesit te marrin shijen e njeri tjetrit. E heqim nga zjarri dhe e sherbejme te ngrohte.