Qofte të vogla në salcë specash

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Nese jeni merzitur nga menyra klasike e gatimit te qofteve me mish te grire, receta e meposhtme eshte tamam per ju! Provoni te ndiqni pike per pike receten, duke perdorur 3 ngjyrat te ndryshme specash; ne kete menyre pjata perveçse e shijshme, do te jete edhe teper estetike!

Perberesit

…per qoftet

  • 400gr mish te grire viçi
  • 30gr djath kaçkavall te grire dele
  • 2 luge galete
  • 1 veze
  • 1 tufe majdanoz
  • 1 thelpi hudher
  • 2 luge plot miell

…per salcen me speca

  • 200gr salce domatesh
  • 3 speca (1 i kuq, 1 i verdhe, 1 jeshil)
  • vaj ulliri
  • kripe
  • piper

Lajme dhe pastrojme specat duke i hequr fijet dhe farat e brendshme dhe i presim ne copa me madhesi te njejte. I kaverdisim ne pak vaj ulliri ne zjarr te larte derisa te marrin ngjyre duke i perziere shpesh. I rregullojme me kripe, shtojme salcen e domateve duke i perziere te gjitha bashke dhe i leme ne zjarr te ulet te gatuhen per rreth 20 minuta.

Ne nje tas, bashkojme mishin e grire te viçit, vezen, djathin e grire, galeten, majdanozin dhe hudhren e grire holle dhe i perziejme me kujdes me dore derisa te perftojme nje perberje homogjene te ciles i shtojme edhe pak kripe e piper (kujdes, pasi djathi kaçkavall eshte vete i kripur).

Lagim duart dhe formojme qofte te vogla me madhesine e nje arre, i kalojme ne miell dhe i skuqim per pak minuta ne nje tigan tjeter me pak vaj ulliri duke i perziere shpesh derisa te marrin ngjyre te arte. Ne fund, shtojme qoftet tek salca me speca dhe e servirim te ngrohte ose ne temperature ambjenti.

Advertisements

1 Koment

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: