Omëletë me kungulleshka në furrë

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Omelete me kungulleshka ne furre

Ne keto dite te nxehta vere, si thoni sikur te pregatisim nje omelete ne furre dhe ta shijojme ne temperature ambjenti bashke me nje sallate te fresket?

Perberesit

  • 6 veze mesatare
  • 4-5 kungulleshka (varet nga madhesia e tyre, afersisht 400gr)
  • 1 qepe e njome e vogel
  • 4 luge qumesht
  • 3 luge plot djath kaçkavall te grire
  • 2 luge galete
  • 150gr djath te bardhe
  • 1 tufe majdanoz
  • vaj ulliri
  • gjalp
  • kripe
  • piper
  • 4 feta buke te thekur per ta shoqeruar

Lajme dhe pastrojme kungulleshkat (pa i qeruar), i ndajme ne 4 pjese ne menyre gjatesore dhe i presim ne kubik.

Ne nje tigan kaverdisim lehte ne vaj ulliri qepen e grire holle derisa te behet transparente, shtojme kungulleshkat dhe vazhdojme gatimin duke i perziere shpesh. I rregulloje me kripe, piper dhe i gatuajme per rreth 10 minuta derisa te zbuten. Shtojme majdanozin e gire dhe fikim zjarrin.

Ne nje ene, rrahim vezet me qumeshtin, djathin kaçkavall, kripe, piper duke shtuar se fundi edhe kungulleshkat.

Lyejme me pak gjalp dhe galete nje tave te rrumbullaket (me diameter 24-26cm) dhe hedhim ne te perberjen me veze dhe kungulleshka.  Siper shtojme edhe djathin e bardhe te therrmuar dhe e pjekim te gjithen ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 20 minuta.

E heqim nga furra, e leme disa minuta ne menyre qe masa te mpikset dhe e kthejme nga ana tjeter mbi nje pjate te ceket. E presim ne feta, e sperkasim me pak piper te zi dhe e dekorojme me disa gjethe majdanozi. E shoqerojme me feta buke te thekura.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: