Jeni mesuar ta servirni shalqirin gjithmone ne te njejten menyre; thjesht te prere ne feta? Eshte momenti per tju paraqitur nje recete te re, e cila do ta kthej kete frut kaq veror, ne nje pjate me te sofistikuar.
Perberesit
- 12 feta shalqiri
- lengun e 1 lime (limon jeshil)
- 2 luge mjalt
- disa gjethe mente per zbukurim
Lajme mire shalqirin dhe e ndajme ne dy pjese te barabarta horizontalisht duke e lene njeren gjysme menjane.
Gjysmen tjeter e presim serisht horizontalisht me trashesi rreth 3cm te cilen me pas e ndajme ne 4 pjese te barabarta (si ne figure). Te njejten gje bejme edhe me pjesen e mbetur te gjysmes se shalqirit. Fetat e perftuara i vendosim bukur ne nje pjate te ceket te cilen e leme ne frigorifer deri ne momentin e servirjes.
Pregatisim shurupin duke hedhur ne nje ene te vogel lengun e limes dhe mjaltin te cilen e vendosim ne zjarr te ulet duke e perziere shpesh derisa mjalti te kete shkrire plotesisht. E leme shurupin te ftohet plotesisht ne temperature ambjenti.
Ne momentin e servirjes, nxjerrim pjaten me shalqi nga frigoriferi, e sperkasim me shurupin me lime e mjalt dhe e zbukurojme me disa gjethe mente.