Supë krem me perime dhe domate

Si ti luftojme ditet e nxehta nepermjet te ushqyerit? Duke konsumuar sa me shume perime, dhe receta qe po ju servirim sot e ploteson mrekullisht kete kusht. Perveçse ne temperature ambjenti, provojeni edhe te ftohte; do te jete po aq e shijshme!

Perberesit

  • 600gr domate
  • 1 patate mesatare
  • 1 spec i kuq
  • 1 karrote e vogel
  • 1 dege e vogel selino
  • 1/2 qepe
  • 700-800ml leng pregatitur me koncentrat perimesh
  • 2 luge plot gjalp
  • pak spec te kuq djeges
  • 1 luge te vogel miell
  • 4 feta buke
  • 100ml kos grek i trashe
  • 100ml pana per kuzhine
  • pak rukola (per zbukurim)
  • kripe

Pastrojme dhe lajme te gjitha perimet, i presim ne kubik te vegjel dhe i kaverdisim ne nje tenxhere te thelle ne te cilen kemi shkrire gjalpin duke i perziere shpesh. Shtojme pak spec djeges, pak kripe, e sperkasim me miell dhe shtojme lengun e koncentrates te ngrohte pak nga pak derisa te perfundoje. E ziejme te gjithe perberjen per rreth 20 minuta ne zjarr mesatar derisa te gjitha perimet te zbuten.

E leme supen te ftohet ne temperature ambjenti dhe e kalojme ne site ne menyre qe te marrim vetem lengun e perimeve. E rivendosim kremin e perimeve perseri ne zjarr, e rregullojme me kripe dhe e gatuajme ne zjarr te avashem edhe per 10 minuta te tjera. 

Thekim fetat e bukes ne furre dhe i presim ne kubik te vegjel. Bashkojme panen e kuzhines me kosin grek .

E ndajme supen neper pjata, i shtojme nje luge pana me kos ne siperfaqe, shperndajme kubiket e bukes dhe e zbukurojme me pak rukola.

Reklama

5 Comments

    • Unë Gatuaj says:

      @Rozelita, kosi grek eshte permendur edhe ne receta te tjera dhe eshte kos me perqindje te larte yndyre, rreth 4%. Mund ta zevendesosh edhe me kosin tone, por nuk do kete te njejtin kremozitet.

      Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: