Makarona me ragu' peshku

Makarona-me-ragu-peshku.jpg

Receta qe po ju paraqesim me poshte, perben nje pjate te dyte me shije fantastike te cilen mund tja servirni edhe femijeve tuaj, duke qene te sigurt se do te marrin te gjitha vlerat ushqimore qe i nevojten ne nje vakt te shendetshem.

Perberesit

  • 400gr makarona te shkurtra (kesaj pjate i pershtaten me se miri makaronat e tipit orecchiette ose malloreddus)
  • 4 fileto peshku koce, trofte etj, pa hala
  • 400gr domate ne kubik (ose salce domatesh)
  • 1 gote vere e bardhe
  • pak rukola e prere holle
  • 2 thelpinje hudher
  • 1 gjethe dafine
  • 1 spec i kuq djeges
  • kripe
  • vaj ulliri

Ziejme makaronat ne uje me kripe per egzaktesisht kohen qe tregohet ne konfeksion nderkohe qe pregatisim salcen me peshk.

Kaverdisim ne vaj ulliri ne zjarr te avashem thelpinjte e hudhrave te prere holle, gjethen e dafines dhe specin djeges te cilit i kemi hequr farat per 4-5 minuta duke i perziere here pas here. Shtojme copezat e peshkut, i perziejme per 2-3 minuta dhe i shuajme me veren e bardhe duke e ngritur zjarrin ne maksimum.

Shtojme domatet, e rregullojme salcen me kripe dhe e gatuajme ne zjarr mesatar edhe per 5 minuta te tjera, apo derisa te kete avulluar uji i tepert. Ne momentin e fundit shtojme rukolen e prere holle.

Shtojme makaronat e kulluara dhe i perziejme disa minuta mbi zjarr derisa te marrin shije. I sherbejme te ngrohta.

Makarona-me-ragu-peshku.jpg

Advertisements

1 Koment

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: