Kjo pjate ka nje shije mjaft te veçante dhe delikate njekohesisht e cila te kujton kuzhinen orientale. Ne vend te sallates jeshile, mund ta shoqeroni edhe me orizi te ziere, kus kus, purè patatesh etj.
Perberesit
- 600gr fileto pule
- 4 portokall
- 1 limon
- 1 luge mjalte
- 1 luge salce soje
- 1 luge fara suzami
- 2 thelpinje hudher
- 2 finoke
- 1 tufe sallate jeshile
- 2 luge vaj ulliri
- kripe
- piper
Bashkojme ne nje tas lengun e dy portokalleve dhe te limonit se bashku me mjaltin, salcen e sojes, thelpinjte e hudhrave te qeruar dhe te shtypur dhe farat e susamit. Shtojme filetot e pules, e mbulojme tasin me qese celofoni dhe e vendosim ne frigorifer per tu marinuar per rreth 1 ore.
Nderkohe pastrojme finoket, i presim ne feta shume te holla dhe i vendosim ne uje me akull per 5 minuta. Qerojme 2 portokallet e mbetur dhe i presim ne feta. Lajme dhe thajme sallaten jeshile dhe e copetojme me duar.
Kur pula te jete marinuar, e kullojme nga marinata (te cilen e ruajme per me vone) dhe e skuqim nga te dyja ane me pak vaj ulliri per rreth 5 minuta. E rregullojme me kripe, piper, shtojme lengun e marinates te filtruar dhe e leme te gjithen te trashet per disa çaste.
Vendosim ne fundin e cdo pjate sallaten jeshile, finoket dhe fetat e portokallit, dhe siper shtojme pulen e marinuar sperkatur me salcen e saj.
Pershendetje!
Se pari faleminderit per web-sitin, shume i dobishem. Desha thjesht te sinjalizoja qe kjo receta nuk printohet ne PDF.
Gjithe te mirat
PëlqejeniPëlqejeni
@Luani, do mundohemi ta zgjidhim sa me shpejt kete problem, flm per sinjalizimin!
PëlqejeniPëlqejeni