Kek me rrush të thatë

Kek-me-rrush-te-thateReceta e kekut me rrush te thate qe po ju paraqesim me poshte, eshte nje embelsire shume e bute dhe e lehte per tu konsumuar per mengjes ose per zemer se bashku me nje gote qumesht apo çaj.

Perberesit

  • 260gr miell 00
  • 250gr gjalp ne temperature ambjenti
  • 250gr sheqer
  • 150gr rrush te thate
  • 3 veze te plota+2 te verdha
  • 80ml konjak
  • 1 pako te  vogel pluhur pjekes
  • 1 pako te vogel vanilje
  • lekuren e 1 limoni
  • pak kripe

Vendosim per tu regjur ne nje ene rrushin e thate se bashku me konjakun per rreth gjysme ore (nese do t’ia sherbeni edhe femijeve, zevendesojeni konjakun me uje ose arome rumi te tretur ne uje).

Nderkohe, rrahim me ndihmen e nje mikseri elektrik gjalpin me sheqerin derisa te formohet nje perberje e fryre dhe me ngjyre te hapur. Shtojme vezet e plota nje nga nje duke patur kujdes te mos shtojme te dyten nese e para nuk eshte thithur plotesisht nga perberja, dhe ne fund shtojme edhe te verdhat.

Hedhim miellin e situr, pluhurin pjekes, pak kripe, vaniljen, lekuren e limonit dhe i perziejme shume mire te gjithe perberesit me ndihmen e nje spatule derisa te formohet nje brume homogjen.

Shtrydhim rrushin e thate i cili tashme duhet te jete gati, e kalojme ne pak miell dhe e bashkojme me brumin qe perftuam me siper.

E hedhim perberjen ne nje forme drejtkendore (prej plumcake) me gjatesi rreth 26cm te cilen e kemi lyer me pak gjalp dhe miell dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 170°C per rreth 40 minuta, duke bere gjithmone ne fund proven e pirunit.

E leme te ftohtet per disa minuta ne temperature ambjenti, me pas e heqim nga forma me kujdes dhe e leme te ftohet plotesisht perpara se ta sherbejme te prere ne feta

Advertisements

15 Comments

  1. xhoana says:

    @eli, pluhuri pjekes eshte si tip sode, por nuk i jep ngjyren e verdhe kekut dhe i jep nje shije me te mire. Gjendet me emrin baking powder.

    Pëlqejeni

  2. valentina Drazho says:

    Keku me stafidhe eshte i kendeshem, por duam te mos jete shum i embel çfare duhet te perdorim se kemi familjare qe jane me diabet dhe me yndyrna. Se nuk duam ti perjashtojme nga tryeza. Faleminderit

    Pëlqejeni

    • Unë Gatuaj says:

      @Valentina Drazho, rrushit te thate nuk egziston ndonje menyre per tja reduktuar embelsine, e vetmja gje qe mund te besh eshte te perdoresh rrushin e thate te zi qe ka me pak sheqer se ai i bardhi.

      Pëlqejeni

  3. Ana says:

    @unegataj.com jeni website me i mire per receta gatimi, jeni bere pike referimi per cdo gatim, ju pergezoj nga zemra.
    Kete kek une e kam gatuar dhe me ka dale fantastik, shume e shijshme si recete, dhe do ta gatuaj perseri. Faleminderit edhe njehere!

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: