Lazanja me brokoli eshte nje variant shume i shijshem i lazanjes klasike bolonjeze e cila i pershtatet fare mire periudhes vjeshte-dimer, atehere kur eshte edhe sezoni i brokolit. Mund ta pregatisni si me peta lazanje te fresketa (receta me poshte), ose me peta te thata te cilat duhen ziere fillimisht nga 3 apo 4 ne uje te valuar me kripe dhe me pas ti hapim ne nje pecete te paster duke patur kujdes te mos i mbivendosim me njera tjetren.
Perberesit
- 250gr peta lazanje te fresketa
- 1kg brokoli
- 100gr proshute e pjekur (5-6 feta)
- 70gr djath kaçkavall te grire
- 2 thelpinje hudher
- 2 luge vaj ulliri
- 10gr gjalp
- kripe
- piper
- 1liter salce beshamele te pregatitur sipas recetes qe e gjeni ketu
Pregatisim si fillim salcen beshamele duke ndjekur hap pas hapi receten qe do ta gjeni ketu.
Lajme mire brokolit, eleminojme kercellin e trashe dhe i ndajme ne lule te cilat i ziejme ne uje me pak kripe per rreth 5 minuta.
Ne nje tigan ku kemi hedhur vajin e ullirit, shtojme thelpinjte e hudhrave te qeruara dhe te shtypura dhe brokolit e kulluar duke i lene 2-3 minuta derisa te marrin shije dhe te avulloje uji i tepert. Heqim nga tigani thelpinjte e hudhrave (te cilat sherbyen vetem per ti dhene arome), sperkasim brokolit me pak piper dhe i leme menjane.
Lyejme me gjalp nje tave drejtkendore ku do te pregatisim lazanjen, e sperkasim fundin me 4-5 luge salce beshamele, vendosim nje shtrese peta lazanje, me pas nje shtrese brokoli, gjysmen e proshutes se pjekur te prere ne shirita te holle, e sperkasim perseri me beshamele dhe vazhdojme ne kete menyre derisa te gjithe perberesit te kene perfunduar (normalisht duhet te dalin 2 shtresa). Hedhim mbi siperfaqe salcen beshamele te mbetur dhe e sperkasim me djathin kaçkavall te grire.
E pjekim lazanjen ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 40 minuta, apo derisa ne siperfaqe te jete formuar nje kore e arte.
E leme te ftohet per disa minuta ne temperature ambjenti perpara se ta sherbejme te prere ne feta.