Shijojeni kete recete ne nje dreke festive mes miqsh duke i shtuar tavolines suaj nje shije mjaft te veçante.
Perberesit
- 8-10 dege selinoje
- 200gr krem djathi
- 60gr djath gorgonxola
- 1 luge te vogel qumesht
- lengun e 1 limoni
- disa thelpinje arra
- kripe
- piper te bardhe
Pastrojme mire deget e selinose, heqim me majen e nje thike te mprehte fijet e trasha dhe i presim rreth 10 cm duke filluar nga fundi. I vendosim ne nje ene me uje te ftohte dhe leng limoni dhe i leme menjane.
Ne nje tas te vogel rrahim me pirun djatherat me qumeshtin, e rregullojme perberjen me pak kripe dhe piper te bardhe.
Nxjerrim deget e selinose nga uji me limon, i thajme mire me letra kuzhine dhe mbushim zgavrat e tyre me kremin e djathit qe pregatitem me siper duke i zbukuruar me copeza arrash.
I ruajme ne frigorifer deri ne momentin e servirjes.
Foto nga: nomsmcgee.blogspot.com