Supë krem me thjerrëza të kuqe

Thjerrezat jane nje nga ato bishtajore te cilat shijohen mjaft mire ne stinen e dimrit. Receta qe po ju paraqesim me poshte ka si protagoniste kryesore thjerrezat e kuqe, te cilat faktikisht kane ngjyre portokalli te ndezur dhe behen te verdha gjate gatimit. Duke qene se nuk  e kane lekuren e jashtme, jane me te lehta per tu tretur dhe kete supe mund tja servirni fare mire edhe femijeve tuaj.
Perberesit

  • 400gr thjerreza te kuqe te vogla
  • 40gr pançete e tymosur
  • 40gr gjalp
  • 1/2 qepe
  • 1 thelpi hudher
  • pak xhinxher te fresket te grire holle
  • 100ml pana per kuzhine
  • kripe
  • kubik buke per shoqerim

Lajme nen uje te ftohte te rrjedhshem thjerrezat e kuqe (nuk eshte e nevojshme ti leme ne uje paraprakisht, pasi gatuhen shume shpejt). I hedhim ne nje tenxhere, i mbulojme me uje te ftohte me pak kripe dhe i gatuajme ne kete menyre me kapak te mbyllur per rreth 1 ore ne zjarr te ngadalte derisa te jene zbutur. I shplajme (duke ruajtur lengun qe kane leshuar) dhe i kalojme ne mikser derisa ti reduktojme te gjitha ne purè.

Ne te njejten tenxhere ku gatuam thjerrezat, shkrijme gjalpin dhe kaverdisim ne te qepen e prere holle sebashku me thelbin e shtypur te hudhres dhe pançeten e prere ne kubik duke i lene per rreth 5 minuta. Eleminojme hudhren, shtojme purène e thjerrezave, xhinxherin e fresket te grire holle, shtojme pak leng nga ai qe hoqem menjane nga thjerrezat (nese purèja ka dal pak e trashe) dhe ne momentin e fundit shtojme panen dhe e rregullojme me kripe.

E sherbejme kete supe krem te nxehte ose te vaket te shoqeruar me kubik buke te skuqura ne gjalp.

Një mendim mbi “Supë krem me thjerrëza të kuqe

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.