Binjè me lakra Brukseli

Provoni te pregatisni kete antipaste te shijshme e cila do ti jape nje shije komplet te veçante drekes suaj!
Perberesit

  • 1/2kg lakra Brukseli
  • lengun e 1/2 limoni
  • vaj luledielli per skuqje

…per brumin per lyerje

  • 100gr miell
  • 2 te verdha veze
  • 3 luge birre
  • 2 luge vaj luledielli
  • pak kripe

Pastrojme lakrat e Brukselit duke i hequr fletet e jashtme te demtuara, i zhysim per pak sekonda ne uje me leng limoni dhe i ziejme ne ujin me kripe qe eshte duke valuar per rreth 15 minuta. Kur te rezultojne te buta, derdhim ujin e zierjes dhe i kalojme nen uje te ftohte te rrjedhshem ne menyre qe te bllokojme gatimin.

Pregatisim brumin me te cilen do ti lyejme lakrat e vogla duke vendosur si fillim miellin ne nje tas, shtojme pak kripe, vajin e lulediellit dhe te verdhat e vezeve duke i perziere mire. Shtojme birren, pak uje te ngrohte dhe vazhdojme perzierjen derisa te kemi formuar nje perberje kremoze te cilen e mbulojme me leter celofoni dhe e leme te pushoje per rreth gjysme ore ne frigorifer.

Pasi ka kaluar kjo kohe, vendosim ne zjarr nje tigan te madh (mundesisht hekuri) me vaj luledielli, dhe kur ky i fundit te jete i nxehte, por te mos kete filluar te digjet akoma, shtojme nje nga nje lakrat e Brukselit te kaluara ne brumin qe pregatitem me siper duke i skuqur per 1-2 minuta. I vendosim mbi nje pjate te shtruar me leter kuzhine ne menyre qe ti thithim vajin e tepert, i sperkasim me pak kripe dhe i sherbejme te ngrohta.

Advertisements
Këtë e pëlqejnë %d blogues: