Supa me qepe ose “soupe aux oignons” eshte nje recete tipike e kuzhines franceze, por e perhapur tashme edhe ne vende te tjera te Europes. Edhe pse e varfer ne perberes, me disa modifikime te vogla mund te kthehet ne nje pjate te shkelqyer e cila serviret sidomos ne restorantet me te mire te Parisit.
Perberesit
- 1/2kg qepe te verdha
- 1 thelpi hudher
- 30gr gjalp
- 2 luge miell
- 1.3liter leng viçi ose leng pule (ose leng i perftuar nga koncentrata e viçit apo e pules)
- 150ml vere e bardhe
- 1 gjethe dafine
- 1 dege trumez
- 70gr djath Gruyere (apo cdo lloj djathi tjeter qe shkrin)
- 4 feta buke
- kripe
- piper
Shkrijme gjalpin ne nje tigan te thelle, shtojme qepet e prera holle dhe i gatuajme ne zjarr te ulet per rreth 25 minuta duke i perziere here pas here (shtojme pak uje nese eshte e nevojshme) derisa te zbuten plotesisht. Qepet nuk duhet ne asnje menyre te marrin ngjyre, por te rezultojne transparente. Shtojme hudhren e grire holle dhe miellin dhe i perziejme ne menyre te vazhdueshme per rreth 2 minuta. E shuajme perberjen me veren e bardhe, dhe kur kjo ka avulluar, shtojme pak nga pak lengun e mishit, dafinen, trumezen, e mbulojme tiganin me kapak dhe e gatuajme per 25 minuta te tjera ne zjarr te avashem. Ne momentin e fundit shtojme pak kripe dhe piper, eleminojme dafinen dhe degen e trumezes dhe e transferojme supen neper tasa qe mund te futen ne furre. Parangrohim furren vetem ne pjesen e siperme te saj, thekim fetat e bukes (receta origjinale kerkon perdorimin e bagetes) dhe i vendosim siper cdo tasi supe duke i zhytur pak ne supe. I sperkasim siper me djathin e grire dhe i vendosim per pak minuta ne furre derisa djathi te shkrije dhe te marre ngjyre te arte. E sherbejme menjehere te nxehte.
Nuk gjej fjale per kete faqe kaq te kendeshme kaq komode qe edhe ne zonjat shqiptare me gjithese kemi gatuar gjera te shijshme tradicionale nuk u jemi perkushtuar menyve cilesore sepse rendim tere diten pas planit pas aksioneve dhe ku ngrene e pa ngrene benim vetem moral tani i kemi te gjitha mundesit qe na i jep faqja juaj. JU komplimentoj .
PëlqejeniPëlqejeni
Supe shume e mire per ata qe kane qejf qepen 😉
PëlqejeniPëlqejeni