Rizoto me presh

Rizoto me preshReceta e meposhtme eshte teper e thjeshte ne pregatitje dhe pa shume shpenzime, sidomos ne kete periudhe kur cmimi i preshit eshte vertete i ulet. Per me teper ka nje shije teper delikate dhe mund te shijohet si e ngrohte, ashtu dhe ne temperature ambjenti. Faleminderit Florida Martini per idene!
Perberesit

  • 350gr oriz per rizoto (i tipit Carnaroli ose Arborio)
  • 4 presh (vetem pjesen e bardhe te tyre)
  • 2 luge djath kaçkavall te grire (mundesisht dele)
  • 2 luge gjalp
  • 1/2 gote vere te bardhe ne temperature ambjenti
  • leng perimesh ose 1 koncentrate perimesh
  • piper te zi

Vendosim fillimisht ne zjarr te ulet lengun e perimeve ose 1/2 liter uje me nje koncentrate perimesh te cilen e mbajme gjithmone duke vluar.

Kaverdisim ne nje tigan te thelle me 1 luge gjalp preshin e prere ne rrathe te holle derisa te zbutet. Shtojme orizin dhe e perziejme derisa ky i fundit ta kete thithur komplet yndyren. E shuajme perberjen me vere te bardhe te cilen e leme te avulloje ne zjarr te larte dhe shtojme 1 garuzhde leng perimesh te nxehte duke patur kujdes te mos shtojme garuzhden e dyte nese e para nuk eshte thithur plotesisht nga perberja.

Kur orizi te jete gatuar plotesisht (nevojiten rreth 18 minuta), fikim zjarrin, shtojme nje luge tjeter gjalp ne menyre qe rizoto te behet sa me kremoz, gjysmen e djathit kaçkavall te grire, e perziejme mire dhe e leme te pushoje per rreth 10 minuta me kapak mbyllur.

E servirim te sperkatur me pak djath kackavall te grire dhe piper te zi.

*Keshille: Nese doni ti jepni me shume shije rizotos suaj, hidhini siper disa kubik pançete te skuqur me shume pak vaj.-:

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: