Petulla të ëmbla veneciane (Galani)

galani venecian

Galanit jane petulla te skuqura te embla tipike te zones se Verones e Venezias, te cilat gatuhen kryesisht me rastin e festes se Karnavaleve. Ato sherbehen ne te gjitha rajonet e Italise, por duke marre emra te ndryshem, gjithesesi shija eshte e njejte! Mund te pregatiten ne sasi te medha dhe te ruhen ne nje kuti alumini te mbyllur… keshtu do te zgjasin per te gjithe periudhen e Karnavaleve.

Perberesit

  • 500gr miell 00
  • 3 veze
  • 50gr sheqer
  • 1 pako te vogel pluhur pjekes
  • 3-4 luge raki
  • vaj luledielli per skuqje
  • 5-6 luge sheqer pluhur per sperkatje
  • pak kripe

Ne nje tas te madh perziejme miellin me sheqerin, pluhurin pjekes, pak kripe, vezet dhe rakine, e punojme brumin shume mire me dore derisa te perftojme nje mase homogjene dhe pak a shume te forte (shtojme akoma raki nese eshte e nevojshme).

E hapim brumin pak nga pak me ndihmen e nje okllaie duke perftuar shume pete te holla te cilat i presim ne drejtkendesha 12x6cm me nje rulon te dhembezuar, si ne figure.

Ne nje tigan te thelle nxehim vaj luledielli dhe i skuqim galanit nje nga nje per disa sekonda derisa te marrin ngjyre te arte nga te gjitha anet. Per te skuqur te gjithe Galanit do te mjaftonin rreth 20 minuta.

Pas skuqjes, i vendosim mbi nje leter thithese ne menyre qe te eleminojme vajin e tepert dhe vetem pasi te ftohen plotesisht i sperkasim me sheqer pluhur. 

Advertisements

1 Koment

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: