Qoftet e mbushura me kerpudha Champignon, jane nje pjate e dyte teper e shijshme dhe e veçante, te cilat mund ti pregatisni fare mire ne fundjave kur keni pak me shume kohe ne dispozicion.
Perberesit
- 400gr mish i grire viçi
- 15 kerpudha champignon
- 16 feta proshute speck
- 2 veze
- 100gr djath te grire parmixhano (ose djath tjeter kaçkavall)
- 100ml vere te bardhe
- 4 luge vaj ulliri
- 2 thelpi hudher
- 2 luge ereza (trumez, sherebele, rozmarine)
- kripe
- piper i zi
Pastrojme shume mire kerpudhat me nje pecete te paster te lagur me pak uje, per te eleminuar ne kete menyre dhèun nga kapelja dhe kemba. Ruajme 4 kerpudha te plota, ndersa te tjerat i presim ne copa jo shume te vogla dhe i leme menjane.
Ne nje tigan, kaverdisim me dy luge vaj ulliri thelpinjte e hudhrave te shtypura derisa te kene marre ngjyre te arte, dhe i heqim nga vaji. Shtojme ketu kerpudhat (ato te prerat ne copa dhe te plotat) duke i lene te kaverdisen nga te gjitha anet ne zjarr te larte per rreth 5 minuta. I rregullojme me kripe, piper, erezat aromatike dhe i heqim nga tigani duke i lene te ftohen ne temperature ambjenti.
Ne nje tas, bashkojme mishin e grire te viçit me kerpudhat e prera ne copa, vezet dhe djathin e grire duke i perziere shume mire. E ndajme perberjen ne 4 pjese, formojme me duar 4 qofte te rrumbullakta (ose ovale) dhe vendosim ne mes te tyre nje kerpudhe te plote.
Ne tavolinen e punes, rreshtojme 4 feta proshute speck njera pas tjetres duke i mbivendosur pak, vendosim ne qender te tyre nje qofte dhe e mbulojme komplet me fetat e proshutes. Veprojme ne te njejten menyre edhe me qoftet e mbetura.
I vendosim qoftet e mbuluara me proshute njera pas tjetres ne nje tigan te madh me 2 luge vaj ulliri dhe i kaverdisim ne zjarr te ulet nga te gjitha anet, duke i shuar me pas me veren e bardhe. I leme ne kete menyre te gatuhen per rreth 20 minuta me kapak te mbyllur duke shtuar pak uje nese eshte e nevojshme.
I servirim te nxehta ose te ngrohta shoqeruar me patate ne furre.
(recete marre nga: 365 giorni a tavola-Paola Loaldi, dhe modifikuar nga autorja)