Tortelinit jane makarona me veze te mbushura me mish te grire, kerpudha, spinaq etj, te cilat e kane origjinen e larget nga qyteti i Modenas dhe Bolonjes. Me poshte po ju paraqesim variantin me pana dhe kerpudha, teper i shijshem dhe qe i pershtatet ketyre diteve te ftohta qe po kalojme.
Perberesit
- 400gr makarona tortelini te mbushura me mish
- 30gr kerpudha te thata Porcini (ose 300gr kerpudha te fresketa Champignon)
- 200ml pana kuzhine
- 100ml qumesht
- 1 tufe majdanoz
- 1 thelpi hudher
- 1/2 koncentrate mish viçi
- kripe
- piper
- djath kaçkavall te grire per sperkatje
Pregatisim salcen me kerpudha duke vendosur si fillim kerpudhat e thata ne nje tas te vogel me uje te ngrohte per tu zbutur per rreth 10 minuta. Nese perdorim kerpudhat e fresketa, i pastrojme mire me nje pecete te paster te lagur me pak uje dhe i presim ne feta.
Ne nje tigan te thelle hedhim panen e kuzhines, qumeshtin, hudhren e majdanozin te grira holle, koncentraten e viçit te copetuar dhe kerpudhat e shtrydhura fort nga uji i tepert (ose kerpudhat e fresketa). I perziejme mire, i vendosim kapakun dhe i gatuajme ne zjarr te ulet per rreth 15 minuta, derisa salca te trashet dhe shija e perberesve te bashkohet me njera tjetren. Nese salca rezulton teper e trashe, shtojme edhe pak qumesht per ta holluar. E rregullojme salcen me kerpudha me kripe e piper dhe e leme menjane.
Ziejme makaronat tortelini ne uje te valur me kripe per egzaktesisht kohen e treguar ne konfeksion, i kullojme dhe i hedhim ne tiganin ku pregatitem salcen me kerpudha duke i bashkuar me kujdes.
I sherbejme te ngrohta sperkatur me pak djath kaçkavall te grire ne siperfaqe.
Shumeee te mira keto makaronat….Flmm shume per receten
PëlqejeniPëlqejeni