Krepa me kërpudha, proshutë dhe djathë


Krepa te mbushur

Te holle, te shijshem, te ngrohte, mbushur me proshute, kerpudha dhe djathe… kjo eshte receta qe ju sugjerojme si per dreke, darke apo zemer!

Perberesit

  • 6 krepa te medhenj (te cilet i pergatisim sipas recetes dhe dozes qe gjejme ketu)
  • 100gr proshute e pjekur, e prere holle
  • 150gr djath i grire Gruyère (ne pamundesi te tij mund te perdorim cdo lloj djathi qe shkrin, psh Gouda)
  • 150gr kerpudha te fresketa ose te ngrira, ne feta
  • 1 luge gjalp
  • 2 luge pana kuzhine
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar

Pergatisim brumin baze te krepave sipas recetes qe e gjejme ketu, duke respektuar dozat e dhena per krepat e kripur. I gatuajme nje nga nje me gjalp duke vendosur pak leter furre siper cdo krepi qe pergatisim ne menyre qe ne fund te mos ngjiten me njeri tjetrin.

Pergatisim mbushjen: kaverdisim me pak gjalp ne zjarr te ulet kerpudhat e prera ne feta derisa te zbuten dhe te avulloje lengu qe ato leshojne. I kriposim, piperosim dhe shtojme panen, djathin dhe proshuten e prere holle.

I mbushim krepat nje nga nje duke vendosur ne mes te tyre 1 ose 2 luge gjelle mbushje dhe i palosim ne 4 pjese. I vendosim ne nje tave te lyer me pak gjalp dhe i pjekim per rreth 5 minuta, apo derisa djathi te shkrije.

I sherbejme menjehere te ngrohta shoqeruar me sallate sipas deshires.

Advertisements

1 Koment

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: