Sallatë me panxhar të marinuar

Sallate me panxhar sheqeri te marinuarReceta e meposhtme eshte elementare, dhe mund te pregatitet edhe disa dite perpara duke e ruajtur ne frigorifer.
Perberesit

  • 700gr panxhar te kuq
  • 7 luge uthull vere te kuqe
  • 7 luge vaj ulliri
  • pak kripe
  • 2 thelpi hudhra
  • 1/2 tufe majdanoz te grire holle
  • uje per zierjen e panxharit

Ziejme panxharin e kuq ne uje pa kripe per rreth 1 ore ne zjarr mesatar derisa te zbuten (bejme proven e pirunit). Ashtu te nxehte siç jane, i qerojme lekuren me ndihmen e nje thike te mprehte dhe i presim ne rrathe ose gjysmerrathe nese jane shume te medhenj. I vendosim ne nje tas dhe shtojme pak kripe, vajin e ullirit, uthullen, hudhren e prere ne feta dhe majdanozin e grire. I perziejme mire, i mbulojme me leter celofoni dhe i leme te ftohen ne temperature ambjenti. Me pas i vendosim ne frigorifer per tu marinuar per minimumi 24 ore.

I sherbejme ne temperature ambjenti.

*Keshille: Sallates me panxhar te kuq mund ti shtojme pak djath te bardhe, speca shumengjyresh te grire holle ose mund ta sherbejme mbi nje shtrat sallate rukola te fresket.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: