Luleshtrydhet jane nje nga frutat qe i pershtaten mrekullisht te gjitha gatimeve, si ato te kripura ashtu dhe te embla. Receta qe po ju paraqesim me poshte eshte elementare, dhe mund ta servirim si ne formen e sallates, ashtu dhe ne ate te antipastes.
Perberesit
- 400gr luleshtrydhe
- 100gr spinaq me gjethe te vogla
- 50gr rukola ose sallate jeshile
- 200gr djath i bardhe dhie ose dele
- 4 luge vaj ulliri
- lengun e 1/2 limoni
- stika pishe/arra/bajame/lajthi
- kripe
Lajme dhe thajme shume mire spinaqin dhe rukolen (ose sallaten) dhe i vendosim ne nje tas te madh. Pastrojme luleshtrydhet, i heqim gjethet dhe i ndajme ne dy ose kater pjese (varet nga madhesia e tyre). Presim ne kubik ose therrmojme me dore edhe djathin e bardhe.
I hedhim te gjithe perberesit tek tasi me spinaqin, shtojme pak kripe, lengun e limonit, vajin e ullirit dhe i perziejme me delikatese. Ne fund i zbukurojme me frutat e thata ne siperfaqe.
Foto nga: http://spontaneoustomato.com