Rolè me kungulleshka dhe patëllxhan të pjekur

Role me patellxhan dhe kungulleshkaE kishit menduar ndonjehere qe me patellxhanet dhe kungulleshkat mund te realizoheshin antipasta vertete te shijshme? Jane teper te thjeshta ne pregatitje, dhe gjeja me e mire: mund ti gatuani 1 dite perpara dhe ti ngrohni ne momentin e fundit. Perveç kesaj, mund ti mbushni ne brendesi me çfare te deshironi: djath dhe proshute, gjize dhe spinaq etj.

Mund ti shnderroni ne nje pjate te pare te lehte, duke shtuar pak me shume salce dhe duke i servirur mbi pak kus kus.

Perberesit

  • 8 feta kungulleshka dhe 8 feta patellxhan (4 per person)

…per mbushjen

  • 200gr djath Guda te grire

…per salcen

  • 2 domate mesatare
  • 2 luge vaj ulliri
  • 2 thelpinje hudher
  • 50gr djath grana te grire (ose djath tjeter kaçkavall)
  • borzilok
  • kripe
  • piper

Pjekim ne nje tigan grile fetat e kungulleshkave dhe patellxhaneve nga te dyja anet dhe i leme menjane. Nderkohe pregatisim salcen me te cilen do te lyejme rolète: kaverdisim ne nje tigan me 2 luge vaj ulliri thelpinjte e hudhrave te grira shume holle (ose te kaluara ne mikser) derisa te zbuten. Shtojme domatet e qeruara dhe te prera ne kubik te vegjel dhe vazhdojme gatimin ne zjarr shume te ulet derisa te shperbehen plotesisht dhe te avulloje uji i tepert, per 10-15 minuta. E heqim salcen nga zjarri dhe shtojme pak borzilok, djathin grana te grire dhe e rregullojme me kripe e piper.

Pregatisim rolète duke vendosur mbi çdo fete kungulleshke dhe patellxhani te pjekur pak djath Guda te grire, e sperkasim me nje luge te vogel salce dhe e mbeshtjellim ne forme rolèje duke e fiksuar me nje kunje dhembesh.

Nese na tepron pak salce, ja hedhim rolève siper. I pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per max 5 minuta, apo derisa te shkrije djathi ne brendesi.

Foto nga: http://delishknowledge.com/

Advertisements

1 Koment

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: