Oktapodi eshte nje nga molusqet me te shijshem dhe me te vleresuar ne kuzhinat e te gjithe vendeve qe jane prane detit. Ne sezonin e veres, mund te gjejme oktapod mjaft te fresket i cili duhet te kete nje ngjyre te ndezur dhe tul kompakt. Me poshte po ju shpjegojme ne detaj menyren e pastrimit, e me pas te gatimit te oktapodit.
PASTRIMI
E shplajme shume mire oktapodin nen uje te ftohte te rrjedhshem duke ferkuar mire me dore koken dhe tentakulat si jashte ashtu dhe brenda; kjo na ndihmon te eleminojme reren e cila mund te kete mbetur ne ventuzat e oktapodit. E vendosim mbi nje pecete te paster dhe e thajme shume mire. E transferojme ne tavolinen e punes ose mbi nje derrase dhe me majen e nje thike te mprehte eleminojme syte dhe pjesen e “sqepit”, pra nje si kocke te forte te rrumbullaket qe gjendet ne fundin e kokes.
E rrahim mishin e oktapodit shume mire me nje rrahese mishi per rreth 10 minuta (duke evituar koken) ne menyre qe te kepusim fibrat e muskujve te oktapodit te cilat e bejne mishin te forte dhe e kalojme serisht nen uje te ftohte te rrjedhshem. Ne kete moment, eleminojme edhe te brendshmet e kokes dhe lajme me kujdes pjesen e kokes.
Vendosim ne zjarr nje tenxhere te larte me uje te cilen e cojme ne vlim, zhysim ne te oktapodin dhe e ziejme. Koha e zierjes llogaritet 25-30 minuta per cdo 500gr oktapod. Nderkohe heqim me ndihmen e nje luge shkumen qe oktapodi formon ne siperfaqe. Ne momentin qe eshte ziere (bejme proven e pirunit), e transferojme ne tavolinen e punes dhe e leme te ftohet per disa minuta.
I eleminojme lekuren qe tashme duhet te dali shume lehtesisht dhe presim si fillim koken ne shirita e me pas tentakulat ne copeza, madhesia e te cilave do te varet nga recete qe do te pregatisim.
RUAJTA
Ne frigorifer – mund te ruhet i fresket dhe i pastruar brenda nje tasi te mbyllur hermetikisht apo i mbeshtjelle me leter transparente per maksimumi 24 ore.
Ne akull – mund te ruhet i fresket dhe i pastruar apo i gatuar per maksimumi 2 muaj. Perpara gatimit duhet lene brenda ne frigorifer per 1 nate te shkrije.