Receten e meposhtme, perveçse si sallate per te shoqeruar pjatat e peshkut, mund ta perdorni edhe si pjate te pare thjesht duke shtuar pak sasine. Shija e saj kombinohet ne menyre ideale me nje gote vere te bardhe, te thate e te fresket.
Perberesit
- 1 oktapod te pastruar rreth 1kg (per menyren e pastrimit te oktapodit klikoni ketu)
- 1kg patate
…per dressing (perzierjen)
- vaj ulliri
- 1 thelpi hudher
- 1 tufe majdanoz
- kripe
- pak piper te zi te sapobluar
…per zierjen e oktapodit
- 1 qepe
- 1 dege selino
- 1 karrote
- pak uthull vere te bardhe
- 1 gjethe dafine
- disa kokrra piper i zi
Mbushim me uje te ftohte nje tenxhere te thelle dhe hedhim ne te qepen, degen e selinose dhe karroten te prera ne copa te medha, gjethen e dafines, piperin e zi, pak kripe dhe uthullen. Sapo te vloje uji, shysim oktapodin te cilin e kapim nga koka, ulim zjarrin ne minimum dhe e gatuajme per 50-60 minuta (gjithmone bejme proven e pirunit per te vertetuar nese oktapodi eshte zbutur). 15 minuta perpara perfundimit te zierjes, shtojme edhe patatet me gjithe lekure te cilat i kemi lare shume mire.
Heqim oktapodin nga tenxherja dhe e ndajme ne copa pak a shume te medha nderkohe qe eshte akoma i nxehte. Qerojme edhe patatet dhe i presim edhe keto ne kubik.
Ne nje ene te vogel formojme nje dressing (perizerje) me vaj ulliri, kripe, hudhren e grire shume holle, majdanozin e grire dhe pak piper te zi te cilen ja hedhim siper sallates me oktapod dhe patate. E sherbejme sipas deshires te ngrohte ose te ftohte.