Per adhuruesit e djathit, ky rizoto eshte fantastik dhe shume i thjesht ne pregatitje. Mund te zevendesoni djatherat qe ne ju kemi sugjeruar me poshte me ato qe ju pelqejne me shume ose arrini te gjeni me lehte.
Perberesit
- 350gr oriz per rizoto (i tipit Carnaroli ose Arborio)
- 50gr djath aziago
- 50gr djath kaçkavall dele
- 50gr djath gorgonxola
- 50gr djath parmiggiano ose grana
- 1-2 luge pana per kuzhine
- 1/2 qepe e vogel
- 70gr gjalp
- rreth 1 liter leng perimesh
- nje gote vere te bardhe ne temperature ambjenti
- pak piper te zi te sapobluar
Grijme shume holle qepen dhe e kaverdisim ne zjarr shume te ulet me gjalpin. Shtojme orizin dhe e perziejme derisa kokrrat e orizit ta kene thithur komplet yndyren. E shuajme te gjitha perberjen me veren e bardhe, ngreme zjarrin dhe presim derisa te avulloje alkooli i veres.
Shtojme pak nga pak lengun e perimeve duke patur kujdes te mos shtojme garuzhden e dyte, nese e para nuk eshte thithur nga perberja. Ne momentin qe rizoto eshte drejt perfundimit, shtojme djatherat e grire dhe pak pana per ta bere rizoton me kremoz.
E fikim zjarrin, vendosim kapakun rizotos dhe e leme te pushoje per rreth 5 minuta. E sherbejme te ngrohte te sperkatur me pak piper te zi.
do ta provoj rizoten me 4 djatherat
PëlqejeniPëlqejeni