Provoni ta servirni receten e meposhtme ne nje darke festive duke e shoqeruar me nje sallate te thjesht jeshile dhe domate.
Perberesit
- 800-1000gr tul viçi ne nje cope te vetme
- 1 qepe
- 1 karrote
- 1 dege selino
- kripe
…per salcat
- 9 luge majoneze
- 1 luge salce pesto
- 1 thelpi hudher
- pak kerri
Vendosim ne zjarr nje tenxhere me 2 liter uje te ftohte, 1 luge te vogel kripe, karroten, qepen dhe degen e selinose te qeruara. Sapo uji te kete marre vale, shtojme mishin e viçit dhe e ziejme per rreth 2 ore ne zjarr mesatar duke e lene te ftohet me pas ne lengun e tij.
E ndajme majonezen ne 3 ene te vogla me nga 3 luge secila; ne njeren shtojme hudhren e grire shume holle, ne tjetren pak kerri dhe ne te fundit salcen pesto. I perziejme shume mire veç e veç.
Kur mishi i viçit te jete ftohur, e presim ne feta te holla me ndihmen e nje thike shume te mprehte, vendosim bukur 2-3 feta ne nje pjate te ceket dhe e sherbejme me 3 salcat qe pregatitem me siper.
(recete marre nga: 365 giorni a tavola-Paola Loaldi, dhe modifikuar nga autorja)