

Supa krem qe po ju sugjerojme me poshte, eshte nje nga recetat karakteristike te vjeshtes, stine ne te cilen kungulli arrin shijen e tij maksimale.
Perberesit
- 600gr tul kungulli portokalli
- 4 karrota mesatare
- 1 qepe mesatare
- 600ml leng perimesh (ose leng te pregatitur nga koncentrate perimesh)
- gjalp
- piper te zi te sapobluar
- per shoqerim: kubik buke te skuqur ne gjalp ose pançete te prere ne shirita te skuqur ne pak yndyre derisa te rezultoje krokante ose fara kungulli te pjekura
Grijme shume holle qepen dhe e kaverdisim ne pak gjalp ne zjarr mesatar derisa te rezultoje transparente duke e perziere shpesh.
Lajme karrotat dhe kungullin, i qerojme dhe i presim ne copa (forma apo madhesia nuk ka rendesi, pasi ne fund supen do ta kalojme te gjithen ne mikser), ja shtojme qepes dhe vazhdojme kaverdisjen edhe per pak sekonda. Shtojme lengun e perimeve te nxehte, i vendosim kapakun dhe e ziejme te gjithen per rreth gjysme ore. E kalojme masen ne mikser derisa ta reduktojme ne krem te bute dhe pa copeza perimesh.
E sherbejme supen te ngrohte sperkatur me pak piper te zi te sapobluar dhe shoqeruar me kubiket e bukes te skuqur ne gjalp ose pançeten krokante.
*Ruajtja: Ne frigorifer ne nje tas te mbyllur hermetikisht per 2-3 dite.
duket e shijshme por nuk do te doja ta provoja
PëlqejeniPëlqejeni
E gatuaj shpesh jam sh e kenaqur je faqja e pare ku une kam gjetur veten time suksese dhe urimet me te mira , SHpesh here qe e hap humbas ne informacionet tuaja sa ne familje fillon humori me mua po me pane ne internet hhhaaa
PëlqejeniPëlqejeni
@lola, te falenderoj shume e dashur, me behet shume qejfi 🙂
PëlqejeniPëlqejeni