Kek me arra kokosi dhe krem nutela

Kek me arra kokosi dhe nutelaKeku me arra kokosi dhe nutela, eshte nje menyre e shijshme per te filluar diten bashke me nje filxhan qumesht e kafe.

Perberesit per nje torte me diameter 24cm

  • 300gr miell 00
  • 100gr arra kokosi pluhur
  • 200gr sheqer
  • 200ml qumesht arra kokosi (mund te perdorni edhe qumesht te zakonshem nese nuk e gjeni)
  • 100ml vaj luledielli
  • 4 veze
  • 1 pako te vogel pluhur pjekes (12gr)
  • 200gr krem nutela

Rrahim fillimisht vezet me sheqerin derisa e gjithe masa ta dyfishoj vellimin e saj. Shtojme pak nga pak vajin e lulediellit duke vazhduar rrahjen, shtojme miellin 00, arren e kokosit pluhur, qumeshtit e kokosit, pluhurin pjekes dhe vazhdojme perzierjen me spatul derisa te kemi perftuar nje brum homogjen.
E hedhim brumin ne taven e rrumbullaket te lyer paraprakisht me pak gjalp e miell.

Shkrijme ne mikrovale kremin nutela dhe ja hedhim siper ne menyre te çrregullt brumit.

E pjekim kekun ne furre te parangrohur ne 180°C per 35-40 minuta, gjithmone duke bere proven e pirunit per te pare nese eshte pjekur edhe ne brendesi. E leme te pushoje per disa çaste perpara se ta heqim nga forma.

Advertisements

3 Comments

  1. I paemër says:

    Sot pergatita kete embelsire, doli shume e mire, por bera ca ndryshime si tek perberesit ashtu edhe tek menyra e pergatitjes…perdora gjalpe te shkrire ne vend te vajit…reduktova pak masen e miellit….mendoj se hedhja e vajit direkt tek vezet e rrahura e shfryn menjehere masen, prandaj perzieva miellin me arren e kokosit dhe pluhurin pjekes dhe hodha gjysmen tek vezet e rrahura, me pas gjalpin te perzier paraprakisht me nje pjese te kesaj mase, pastaj qumeshtin se fundi pjesen tjeter te miellit. Flm per receten.

    Pëlqejeni

  2. Vlora says:

    Pershendetje, ju falenderoj per receten une dje e pergatita vec me ndodhi nje problem i gjith kremi ra poshte dhe kishte pak shijen e djegur pjesa poshte se di ndoshta kam bere une dicka gabim. Megjithate ju falenderoj jeni pike referimi per vaktet e familjes sime. Ju pershendes

    Pëlqejeni

    • Unë Gatuaj says:

      @Vlora, me vjen shume keq qe receta nuk te ka dale sipas parashikimit, e vetmja gje qe mund te kete ndodhur mund te kete qene qe brumi yte ka qene shume i holle per ta “mbajtur” ne siperfaqe kremin nutella.

      Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: