Nje antipaste e shijshme e cila do ta bej Krishtlindjen tuaj me festive dhe te veçante.
Perberesit
- 240gr djath filadelfia (nje kuti) ne temperature ambjenti
- 1/2 luge te vogel koper
- 1 maje luge hudher e thate pluhur
- pak kripe
- per fjongon e pakos: bishta qepesh te njoma
- per zbukurim: copeza specash te kuq
- per shoqerim: biskota te thata (krekers) ose perime te gjalla te prera “alla julienne”
Bashkojme djathin filadelfia me kopren, hudhren dhe kripen duke e punuar mire me pirun derisa te zbutet.
Lajme mire kutine bosh te djathit, e thajme dhe e veshim nga brenda me leter transparente. Hedhim ne te kremin e djathit me erezat duke e niveluar mire ne siperfaqe me ndihmen e nje spatule kuzhine. E fusim ne frigorifer per te pakten 3 ore.
Ne momentin e servirjes, e kthejme pakon me krem djathi mbi nje pjatance dhe e zbukurojme me bishta qepesh ne menyre qe te formojme fjongon dhe copeza specash te kuq te prere ne katrore te vegjel.
Foto nga: http://culinarytravellerz.com